Nga dhuna në familje deri te organizimi i lojërave të fatit, vihen në pranga gjashtë persona në Fier

Nga dhuna në familje deri te organizimi i lojërave të fatit, vihen në pranga gjashtë persona në Fier

Foto ilustruese

Raste të dhunës në familje, të organizimit të lojërave të fatit dhe shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, kanë lënën në pranga 6 persona në Fier.

Konkretisht u arrestua në flagrancë M. D., 33 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit në lokalin që e kishte marrë me qira, organizonte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 aparate celulare, 1 laptop, 1 njësi kompjuterike dhe 64 000 lekë të rinj.

Ndërsa dy raste dhune u konstatuan gjatë ditës së sotme, ku u arrestua në flagrancë O. T., 37 vjeç, banues në Darëzezë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe H.M., 42 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Po këto burime bëjnë me dije se Policia Rrugore Fier ka vënë në pranga dy persona F. K., 38 vjeç, banues në Fier, L. H., 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi janë konstatuar duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Gjithashtu u arrestua shtetasi L. D., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?