Me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 180, datë 13.2.2013 përjashtohet nga TVSH importimi i makinerive dhe paisjeve në rastet e projekteve të investimit me karakteristikat e mëposhtme:
investimi të jetë për projekte me vlerë në ose mbi 50 milionë lekë;
investimi te jetë në sektorin e përpunimit aktiv dhe nuk ka rëndësi vlera e projektit;
investimi të jetë në sektorin e agrobiznesit dhe nuk ka rëndësi vlera e investimit, si dhe investimi kryhet nga tatimpaguesit subjekt të taksës së biznesit të vogël, të cilët importojnë makineri prodhuese në funksion të realizimit të kontratave të investimit të tyre.
Kjo masë hyn ne fuqi në po të njejtën ditë kur është hequr zyrtarisht edhe tatimfitimi, prej 10 përqindësh, për pagat deri në 30 mijë lekë të reja në muaj. Deri tani, ato tatoheshin me 10%, duke përjashtuar 10 mijë lekëshin e parë. Kjo ishte një kërkesë e vjetër sidomos e industrisë së fasoneve.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.05.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)