Nga djegiet te pickimi i bletës, si
të trajtoni dëmtimet dhe sëmundjet

Nga djegiet te pickimi i bletës, si<br />të trajtoni dëmtimet dhe sëmundjet
Muajt e verës mbartin shumë shqetësime për sa i përket shëndetit të njeriut. Janë të shumta dëmtimet dhe sëmundjet që ju vijnë për shkak të temperaturave. Më të zakonshmet janë lodhjet e vapës, pickimi i bletëve apo dëmtimet e lehta në trup. Studiuesit kanë hartuar një sërë rregullash në mënyrë që të jeni të përgatitur për t’u paraprirë çdo situate, në mënyrë që të mos keni probleme

Për vapën
Në temperature të larta, këshilla kryesore është që të pini sa më shumë ujë. Në rast se ju merren mend apo jeni “të lodhur” nga vapa bëni një dush me ujë të freskët. Mos e përdorni gjatë gjithë kohës kondicionerin pasi ka rrezik që t’ju dëmtojë. Duhet të shmangni daljet në diell gjatë drekës si dhe të përpiqeni të mbani një çadër kur lëvizni.

Pickimi i bletëve
Në momentin që ju pickon një bletë atëherë duhet që të përdorni menjëherë akullin. Këshillohet që të pastroni vendin e pickimit, me ujë dhe sapun. Për ata persona që kanë alergji duhet që të përdorni ilaçe kundër saj, pasi pickmi i bletës është një rrezik i madh, që mund t’ju lërë me pasoja. Nëse jetoni në fshat, atëherë rreziku që pickimi i bletës t’ju bëjë keq për shëndetin rritet dhe këshillohet që të shkoni në një qendër shëndetësore ose në spital.

Kur digjeni
Është një nga shqetësimet më të mëdha se mund t’ju lërë shenja në trup. Nëse jeni djegur në gradë të lartë, atëherë këshilla më e mirë është që të shkoni menjëherë në spital. Në raste të tilla duhet ta lyheni me antibiotik të ndryshëm dhe fashojeni shumë lehtë. Kur krijohet një flluskë ose kur jeni djegur pranë organeve jetësore, nuk duhet të ndërmerrni asnjë veprim, pasi mund ta dëmtoni më shumë atë.

Vuani nga zemra
Nëse keni vështirësi në frymëmarrje, ulje dhe ngritje të tensioni, atëherë duhet të vizitoheni tek mjeku. Temperaturat e larta sjellin dhe shqetësime për zemrën tek pjesa më e madhe e të moshuarve. Në raste të tilla këshillohet që herët në mëngjes të ecni për disa minuta. Të shmangni dalje në orarin e drekës si dhe të mos përdorni ajrin e kondicionuar, pasi rrezikon t’ju bllokojë frymëmarrjen. Në rast se ju enjten këmbët, atëherë shqetësimi është serioz, pasi mund t’ju jenë bllokuar enët e gjakut dhe duhet që të merrni ilaçe nga mjekët kardiolog.

Nga diabeti
Kur niveli i sheqerit në gjak është i lartë atëherë keni probleme me këmbët si dhe shikimi ulet në mënyrë drastike. Kjo sjell dhe shqetësime në zemër si dhe infraktin. Për t’i shmangur këto duhet që të keni kujdes me ushqimin. Mos hani ushqime me yndyrna, duke shmangur mishin e qengjit dhe të derrit. Hani më shumë peshk dhe fruta deti, pasi ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të diabetit. Gjithashtu hani edhe mish pule të zier.
 
Zemra
Nëse keni vështirësi në frymëmarrje, ulje dhe ngritje të tensioni, atëherë duhet të vizitoheni tek mjeku. Temperaturat e larta sjellin dhe shqetësime
 
Pickimi
Këshillohet që të pastroni vendin e pickimit, me ujë dhe sapun. Për ata persona që kanë alergji duhet që të përdorni ilaçe
 

Çfarë shkakton diabeti i tipit 2?
Diabeti mund të cilësohet sëmundja e shekullit të 21, pasi po përhapet me shpejtësi dhe ka prekur një numër të lartë personash në të gjithë botën. Diabetit i tipit 2 shkaktohet nga mosfunksionimi i mirë i qelizave BETA. Prek zakonisht moshat e rritura, të sëmurët shpesh kanë histori familjare me këtë sëmundje.

Njihet edhe si diabet që nuk varet nga insulina. Shenjat dhe simptomat: dehidrim, polidipsi, polifagi, poliuri, humbje peshe, lodhje. Dieta është shumë e rëndësishme. Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën, duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara, dhe duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë. Yndyrnat duhet të jenë vajra me 1 lidhje dyfishe (si p.sh. vaji i ullirit).

Trajtimi i diabetit është i suksesshëm nëse parandalohen ose vonohen komplikimet. Studimi i quajtur DÇT (Diabetes control and complications trial) tregoi se është e rëndësishme që niveli i hemoglobinës të glikoziluar të mbahet rreth 7-7.5%. Hemoglobina e glikoziluar (HbA1c) është treguesi kryesor i kontrollit afatgjatë të glukozës. HbA1c tregon pak a shumë vlerën mesatare të glukozës në gjak gjatë 3 muajve të fundit.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 6 Gusht 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane