Burime nga ministria e Financave bëjnë të ditur se ende nga ky dikaster nuk është hartuar për këtë qëllim një projekt me shifrat e caktuara për çdo kategori përfituese. Është premtuar se nuk do të rriten pagat e funksionarëve të lartë, nga presidenti i Republikës deri te pozicioni i sekretarit të përgjithshëm në ministri.
Ndërsa, për sektorin e arsimit dhe të shëndetësisë, që përfshin dhe numrin më të madh të përfituesve kjo rritje është parashikuar të jetë 3-4 %. Rritja e pagave dhe pensioneve për këtë vit do të ketë një efekt financiar prej 2.5 miliardë lekësh në buxhetin e shtetit.
Ky fond është parashikuar që në miratimin e buxhetit në fillim të vitit, në zërat ”politika të reja pagash” më vlerë 1 miliard lekë dhe “politika të reja pensionesh” në vlerë 1.5 miliard lekë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)