'COVID -19' mbyll 2 javë Gjykatën e Tiranës...deri më tani mbi 50 gjyqtarë e punonjës të infektuar

TIRANË- Gjykata Penale e Tiranës do të mbyllë dyert nga 13 nëntori deri më 27 nëntor, si pasojë e situatës së COVID-19.

Vendimi do të rishikohet për t’u shtuar në kohë ose jo në varësi të përmirësimit ose jo të situatës së koronavirusit në vendin tonë. Burime për Report Tv thonë se mund të ketë edhe një vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor për mbyllje të gjykatave të tjera, teksa në “karantinë” aktualisht janë 6 gjykata.

Në sistemin e drejtësisë numri i gjyqtarëve të infektuar ka arritur në 30, ndërsa në administratën gjyqësore, kancelarë e sekretarë, janë mbi 50 të infektuar.

Nga ky vendim përjashtohen masat e sigurisëproceset me afate, përfshi kërkesat për ekstradime

Vendimi për mbylljen e Gjykatës

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

‘Ford’ jep një milion dollarë donacion për inaugurimin e Presidentit Trump

‘Ford’ jep një milion dollarë donacion për inaugurimin e Presidentit Trump