SPECIALE/ Gjuetarë, bujq dhe peshkatarë, jeta e shqiptarëve 100.000 vjet më parë! Aristokratët varroseshin së bashku me objektet e çmuara! ‘Thesaret’ që ruhen sot në Muzeun Arkeologjik Kombëtar

Kërkimet dhe zbulimet arkeologjike të bëra që nga epoka e gurit, (periudha e hershme e Paleolitit) në territorin e Shqipërisë e deri në antikitetin e vonë gjenden të dëshmuara në Muzeun Arkeologjik Kombëtar, në Tiranë.  Edhe pse pjesa më e madhe e tyre janë të paekspozuara për shkak të mungesës së ambienteve, në fondet e këtij muzeu numërohen sot mbi 18.000 objekte të periudhave të ndryshme.

Janë mbi 2100 objekte artekfakte e arkitekturore që i përkasin periudhës së hershme të historisë së shoqërisë njerëzore, sot ndodhen të ndara në seksione dhe vitrina në Muzeun Arkeologjik në Tiranë. 

Me një peshë të veçantë jo vetëm kombëtare por edhe ballkanike muzeu është i ndarë në 5 pavione kryesore, që përfaqësojnë periudha të ndryshme historike. Në pjesën e parë dhe të dytë janë të ekspozuara objekte nga periudha prehistorike e paleolitit (epoka e Gurit) e deri te periudha e Hekurit ku prezantohen dhe tre periudhat e tjera të metaleve edhe përfaqësojnë shfaqjen në metalurgjinë e  bronzit edhe hekurit.

Një periudhë tjetër e rëndësishme tranzitore që prezantohet në tablotë e Muzeut Arkeologjik Kombëtar është edhe ajo Neolitit, etimiologjikisht periudha e quajtur Guri i Bakrit (6000-4000 para Kr.). Kjo periudhë përfaqësohet nga gjetjet më dominante që nga veglat e peshkimit të gjetura në gropën e Maliqit  e të tjera objekte të përditshmërisë ku vihet re rëndësia e bujqësisë dhe blegtorisë në aktivitet njerëzor të asaj kohe.

Jo më pak e veçantë për t’u njohur është edhe periudha e formimit të kulturës dhe etnosit Ilir. Të inventarizuara, si pjesë e arkivës së qytetërimit Ilir këto objekte ndodhen në pavionin e tretë dhe të katërt të muzeut ku bashkë me to vjen e prezantuar edhe një pjesë e kulturës helenistike.

Vizita jonë në këtë muze vazhdon me pavijonin e antikitetit të vonë dhe periudhës së Mesjetës, ku nis e vihet re prezenca e fesë kristiane në arkitekturë apo edhe në objektet e jetës së përditshme. Mozaikët, hajmalitë, gurët e varreve apo skulpturat arkitektonike janë disa nga objektet më të rëndësishme të ardhura deri më sot nga kjo periudhë.

Inventari i Varrit të Belshit është një ndër varret më interesante dhe të pasur me afro 120 objekte, ku 60 prej tyre janë ekspozuar në Muzeun Arkeologjik. Ky varr mendohet se i përket një çifti bashkëshortor ku në vitrinën prezantuese  vihen re që nga bizhuteritë e deri tek objektet e tryezave.

Sa i përket periudhës së Perandorisë romake, në këtë muze nuk mungon as vitrina e ngulimeve greke ku pjesa më e madhe e gjetjeve të bëra nga arkeologët vijnë nga Dyrrahu.

 Po për të kuptuar më shumë mbi kulturën e trashëguar të shekujve dhe lashtësinë e këtyre objekteve mjafton të vizitoni secilin prej këtyre pavioneve, ku në çdonjërën prej këtyre sallave të dedikuara, ka objekt që flasin për një aktivitet njerëzor që daton nga vitet 160 mijë para Krishtit të periudhës së Paleoliti) e deri në vitet 7000-1000 para Kr. Mezeolitit.

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi