-
Muzeu i ri për arkeologjinë e Lezhës po ndërtohet pranë kalasë, pritet të hapet në dhjetor! Ndreu: Do ekspozohen rreth 2 mijë objekte me vlerë historike
Rreth 2 mijë objekte arkeologjike do të ekspozohen për herë të parë në një muze arkeologjik, i cili po ndërtohet pranë kalasë së Lezhes. Punimet po ecin me ritme te shpejte dhe muzeu pritet te jete gati per vizitoret ne dhjetor te ketij viti.
13 Shtator 2025, 16:21 -
-
Nis puna për rilindjen e Muzeut Arkeologjik të Korçës, restaurim total i godinës, pa prishur vlerat historike
Kryeministri Rama ndan fotot në rrjetin social Facebook. Më kryesoret mbeten ndërhyrjet në themelet e strukturës dhe në muraturë, për shkak të amortizimit, me qëllim përforcimin e saj. Gjithashtu restaurimi i plotë i çatisë. Restaurim i muraturës sipas strukturës arkitekturore dhe pjesës së ndërkateve.
19 Nëntor 2024, 15:56 -
SPECIALE/ Gjuetarë, bujq dhe peshkatarë, jeta e shqiptarëve 100.000 vjet më parë! Aristokratët varroseshin së bashku me objektet e çmuara! ‘Thesaret’ që ruhen sot në Muzeun Arkeologjik Kombëtar
Për këdo vizitor vendas apo të huaj që kërkon të zbulojë një pjesë të pasurisë arkeologjike dhe trashëgimisë së veçantë të identitetit etno-kulturor shqiptar, në Muzeu Arkeologjik në kryeqytet ia ofron këtë mundësi. Për t’u njohur më shumë me kulturën e trashëguar të shekujve dhe lashtësinë e objekteve që datojnë nga epoka e gurit, antikitetit të vonë për të ardhur deri në Mesjetë, sot në Muzeun Arkitekturor Arkeologjik ndodhen të ekspozuara mbi 2100 objekte, artefakte, arkitekturore ku dëshmohet e gjallë kultura arkeologjike e periudhave të ndryshme prehistorike.
9 Qershor 2022, 21:37 -
Instituti i Arkeologjisë konferencë për kërkimet në pandemi, Muka: 2021-shi rikthim i rëndësishëm, shënuam 30 projekte! Zbulimet do i shërbejnë identitetit kombëtar
Instituti i Arkeologjisë në një konferencë maratonë prej 8 orësh bëri bilancet e kërkimeve shkencore gjatë periudhës pandemike ku u arritën të realizoheshin 30 projekte. Drejtoresha e këtij institucioni Belisa Muka, shpjegon për Report tv, rëndësinë e këtyre zbulimeve, bashkëpunimin me të huajt por edhe planin për rifreskim të Muzeut Arkeologjik.
15 Prill 2022, 22:07 -
Korçë/ Muzeu arkeologjik rrezikon shembjen! Drejtori Koki: Kemi gati projektin por jo fondet
Muzeu i arkeologjisë në Korçë, ku janë ekspozuar mbi 1000 objekte rrezikon shembjen, pasi dëmet më të mëdha i pësoi nga tërmeti i qershorit 2019-të. Drejtori i Trashëgimisë, Gjergji Koki tha se është gati projekti i restaurimit por ende nuk janë akorduar fondet nga Ministria e Kulturës.
14 Janar 2021, 16:34 -
Përzhita e Verli: 110 mijë thesare izolohen në fonde, emergjent një muze
Luan Përzhita: Mbi 80 mijë objekte janë thesare arkeologjike, sa për 40 muze. Mareglen Verli: Është e patolerueshme që pasuri të jashtëzakonshme ndodhen në fonde, ato duhet të shihen e të studiohen nga të interesuarit për arkeologjinë. 60 mijë objekte janë gati për ekspozim.
25 Shtator 2019, 20:06
