Këtë të premte emisioni “Rreze Dielli” u zhvendos në Shkodër. Dhe jo pa arsye. Drande Xhaj kishte vendosur të hapte dyert e shtëpisë, por edhe zemrën në një intervistë ndryshe nga herët e tjera.
Për gazetaren Suada Daci ajo ka rrëfyer fillimet e karrierës së saj, duke u shprehur se është gjendur rastësisht mes aktorëve më të mëdhenj të kohës në Shkodër, e që prej asaj kohe i ka dedikuar jetën dramës dhe humorit.
Misionin e saj për të bërë njerëzit të qeshin, ajo e vazhdon ende sot. Vitet nuk e kanë lodhur, përkundrazi i kanë dhënë asaj edhe më shumë forcë që të vazhdojë me të njëjtin ritëm punën si aktore pranë teatrit “Migjeni” në Shkodër. Së fundmi ajo ka qenë pjesë edhe e filmit “Falco” të Bes Kallakut.
Drande thotë se vendosi të ishte pjesë e këtij filmi pasi i pëlqeu skenari dhe thotë se nëse do ishte ftuar sërish nga producentë të tjerë do ta mendonte mirë a do të pranonte, pasi pas 40 vitesh karrierë, i duhet të jetë selektive në materialet që përzgjedh të luajë.
Si të bindi Bes Kallaku të bëheshe pjesë e “Falco”?
“Në fakt Besi më telefonoi. Mendova se dikush po bënte shaka në fillim. Më tha që ka një projekt dhe donte të takoheshim për të më prezantuar skenarin. Më pëlqeu, e pranova rolin. Them që kam bërë mirë që e pranova rolin. Pagesa për si jemi mësuar ne të paguhemi, ishte e mirë.” shprehet aktorja.
Nëse do të ftonte Ermal Mamaqi të bëje një film me të, do ta bëje?
“Unë kam nxjerrë një mësim. Duhet të mendohem mirë para se ta bëj një rol. Sepse kam 42 vite në skenë, gati në përfundim të karrierës. Duhet të mendohem mirë sepse janë filma më shumë komercialë.” thotë Drande Xhaj.
D.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67.1%
-
Të gabuar
22.5%
-
Nuk kam mendim
10.4%
Vota total: 1381
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Marrëdhënia u bë toksike', flet për herë të parë Xhensila Myrtezaj: Unë i kërkova divorcin, dua të ardhme të qetë për fëmijët
5 Dhjetor 2024, 21:37
-
Sot feston 1-vjetorin e lindjes! Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj bëjnë urimet e ndjera për të birin! Artistja i dedikon këngë
11 Nëntor 2024, 12:19
-
Xhensila Myrtezaj thyen heshtjen pas divorcit? Kam duruar për hir të fëmijëve (VIDEO)
10 Nëntor 2024, 11:02
-
Xhensila fajtore për ndarjen? Bes Kallaku: Për tekstet e këngëve frymëzohem nga jeta ime
3 Nëntor 2024, 14:54
-
VIDEOLAJM/ Dy të divorcuarit, Ilir Meta dhe Bes Kallaku e ‘djegin’ me tupana në shoqërinë e disa burrave
20 Gusht 2024, 07:30
-
Ajka feston ditëlindjen, urimi i Xhensilës: Bëj për ty gjithçka
12 Korrik 2024, 15:58
-
‘Jeta është me të papritura’, Bes Kallaku bënë urimin e veçantë për 6-vjetorin e të bijës: Je lule e bukur e gjakut tim
12 Korrik 2024, 11:31
-
Bes Kallaku publikon foton e rrallë me të birin
11 Korrik 2024, 15:02
-
VIDEO/ ‘Nuk e prisja të marrosesha kështu pas teje’, Xhensila Myrtezaj bën dedikimin e veçantë
26 Qershor 2024, 15:45
-
‘Mos harro se të kam dash’, Xhensila publikon këngën e re pas divorcit me Besin
22 Qershor 2024, 20:14
-
'Malet tona më të larta, ujërat tona më të kaltra!' Meta shfaqet duke u hedhur me kokë në lumin e Shalës, teksa filmohet nga Bes Kallaku
18 Qershor 2024, 21:57
-
Megi Pojani zbulon arsyen e ndarjes së Xhensilës nga Besi: Ishte i varur nga alkooli
8 Qershor 2024, 10:51