Nga ferri i lypjes në rrugë, në të parën e klasës: Njerëzit më tallnin, tani marr yll dhe flamur (FOTO)

Nga ferri i lypjes në rrugë, në të parën e klasës: Njerëzit më tallnin, tani marr yll dhe flamur (FOTO)

TIRANE - Bashkia e Tiranës ka hapur edhe këtë vit kampe verore për fëmijët, si një alternativë për të kaluar ditët e nxehta, në mënyrë sa më aktive dhe argëtuese. Kampet verore për fëmijët janë hapur në të gjitha shkollat komunitare në kryeqytet. Përveç argëtimit përmes lojërave të ndryshme dhe aktiviteteve festive, fëmijët kanë mundësi që të trajtojnë dhe të diskutojnë në grup çështje dhe problematika që shqetësojnë këtë grupmoshë në jetën e përditshme, shkollë, familje dhe në komunitet.

Një nga këto kampe verore është edhe ai i ngritur në Qendrën Komunitare Shkozë, në të cilin janë regjistruar shumë fëmijë nga komuniteti rom, por edhe fëmijë të tjerë. Kampi veror drejtohet nga 3 mësues edukator, një psikolog, si dhe një animator special. Në ndihmë të tyre janë edhe disa vullnetarë nga qendra AESEC, të cilët vijnë nga vende të ndryshme të botës.

Në këtë kamp fëmijët merren me pikturë, kanë kurs muzikor, ekip futbolli, kënde lojërash brenda dhe jashtë kampit, salla leximi, bibliotekë, dhe lodra.

Fëmijët që praktikohen në pikturë kanë fituar disa çmime në konkurse në të ndryshme, ndërsa ekipi i futbollit ka marrë kupën në ballafaqimet me bashkëmoshatarët e tyre në kampe të tjera verore. Në këtë qendër fëmijët kanë mundësi që të konsumojnë edhe një vakt dreke, të cilën e ofron Qendra Komunitare.

Kjo qendër ka mundur të shpëtojë edhe 13 fëmijë, të cilit jetonin duke lypur në rrugët e Tiranës. Fëmijët janë larguar nga rruga, ndjekin shkollën, dhe në këtë kamp veror kanë filluar të ndërtojnë edhe ëndërrat e tyre për të ardhmen.

Sh.S,një nga fëmijët  e komunitetit rom, tashmë ka mbaruar klasën e tretë. Ajo është një nga nxënëset më të mira të klasës. Vetëm pak kohë më parë jeta e saj ishte një ferr i vërtetë dhe e gjeje në rrugë duke lypur.

“Nuk dua ta kujtoj më atë kohë. Ndjehesha shumë keq. E frikësuar, njerëz që më tallnin, por dhe të tjerë që ju vinte keq. Ardhja në këtë qendër më ka ndryshuar jetën. Këtu mësoj, shkoj rregullisht në shkollë. Marr ylla dhe flamura. Mësuesja më do shumë. Ndjehem shumë mirë”- thotë vajza e vogël.

Ajo do që të bëhet mësuese dhe të ndihmojë në të ardhmen fëmijët që të mos ndjekin rrugën, por të arsimohen.

Në situatë rruge kanë qenë dhe fëmijë të tjerë të komunitetit rom në këtë qendër si A. J, një vajzë që ka mbaruar klasën e 5 dhe do që të bëhet piktore; S. S që ka mbaruar klasën e dytë dhe do që të bëhet muzikant, si dhe dhjetëra fëmijë për të cilët qendra komunitare Shkoza është bërë tashmë një shtëpi për të gjithë fëmijët. Gjithsecili  po ndërton ëndrrat për të ardhmen.

Ora 12:58
Kampet verore/ Bashkia e Tiranës dhe qendra komunitare Shkozë strehojnë 13 fëmijë romë
  • G.M./b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Geke: 24/07/2019 15:01

      Bravo...

      Përgjigju
    • Fredi: 24/07/2019 14:37

      Bravo!

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      25 Nëntor, 08:30

      Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



    ×

    Lajmi i fundit

    Durrës/ U dëmtua nga një makineri gjatë punës, ndërron jetë 50 vjeçari (EMRI)

    Durrës/ U dëmtua nga një makineri gjatë punës, ndërron jetë 50 vjeçari (EMRI)