Pele, mbreti brazilian i futbollit, i cili fitoi tre Kupat e Botës ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare pasi humbi betejën me kancerin e zorrës së trashë. I konsideruar gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit, Pelé kaloi gati dy dekada duke magjepsur tifozët dhe duke mahnitur kundërshtarët si golashënuesi më i mirë me klubin brazilian Santos dhe ekipin kombëtar të Brazilit.
Më poshtë mund të shihni historinë e jetës së tij në futboll përfshirë momentet më kulminante. Ai konsiderohej i vecantë për stilin e të luajturit sa dukej sikur kërcente ‘samba’ në fushë.
Lajmi kryesor:
Ndërron jetë legjenda e futbollit Pele! Prej një muaji i shtruar në spital, vuante nga sëmundja e rëndë
Ora 21:56
Nga fitoret e Kupës së Botës te qëndrimi me Maradonën! Momentet më kulminante në jetën e Pele si ‘Mbret’ i futbollit
1 / 18
Legjenda e futbollit brazilian Pele merr pjesë në hapjen e një ekspozite për jetën e tij të titulluar Shenjat e Mbretit, në Brasilia, Brazil, 25 qershor 2008.
2 / 18
Pele veshi fanellën e ekipit të tij kombëtar në Rio de Zhaneiro, Brazil, 25 maj 1962.
3 / 18
Futbollisti Pele përqafon boksierin Muhamed Ali gjatë një ceremonie që nderon yllin brazilian të futbollit të New York Cosmos në stadiumin Giants, East Rutherford, N.J., 1 tetor 1977.
4 / 18
Pele, aso kohe 17 vjeç shfaqet i përlotur nga gëzimi teksa qëndron pranë shpatullën e portierit Gylmar Dos Santos Neves pas fitores 5-2 të Brazilit ndaj Suedisë në finalen e Kupës së Botës të futbollit në Stokholm, Suedi, 29 qershor 1958.
5 / 18
Pele është ngritur nga shokët e tij të skuadrës pasi Brazili fitoi finalen e Kupës së Botës kundër Italisë, 4-1, në Estadio Azteca të Mexico City, 21 qershor 1970.
6 / 18
Ylli argjentinas i futbollit Diego Armando Maradona, qëndron pranë yllit brazilian të futbollit Pele, gjatë një takimi në Rio de Janeiro, Brazil, 13 maj 1995.
7 / 18
Ylli brazilian i futbollit Pele pushon pas një stërvitje në Santos, Brazil, 3 qershor 1975.
8 / 18
Pele, duke valëvitur flamujt e Brazilit dhe të SHBA-së, largohet nga fusha në stadiumin Giants në East Rutherford, N.J., pas lojës së tij të fundit, 1 tetor 1977.
9 / 18
Braziliani Pele shënon pas portierit të Venezuelës Fabrizio Fasano në Rio de Zhaneiro, Brazil, 24 gusht 1969.
10 / 18
Ylli i futbollit brazilian, Pele, shënon gol në stil roveshat gjatë një loje në një vend të panjohur, shtator 1968.
11 / 18
Ylli brazilian i futbollit Pele dhe gruaja e tij Rosemeri pozojnë për një foto me vajzën e tyre Kelly, në qershor 1967.
12 / 18
Pele dhe ylli anglez i futbollit David Beckham pozojnë për foto gjatë një mbrëmje gala për mbledhjen e fondeve të Fondacionit të Futbollit të SHBA-së, në Nju Jork, 19 mars 2008.
13 / 18
Pele përshëndet turmën përpara një ndeshjeje të futbollit të ligës spanjolle, në stadiumin Santiago Bernabeu në Madrid, 16 janar 2005.
14 / 18
Pele shtyhet në një karrocë me rrota ndërsa mbërrin në shortin e futbollit të Kupës së Botës 2018 në Kremlin në Moskë, 1 dhjetor 2017.
15 / 18
Futbollisti Neymar, majtas, dhe legjenda e futbollit brazilian, Pele, duke qeshur gjatë festimit të 100 vjetor të skuadrës në Santos, Brazil.
16 / 18
Pele bën demonstrim të disa stileve në futboll gjatë regjistrimit të shfaqjes Johnny Carson në studiot e NBC-TV në Nju Jork, 9 maj 1973.
17 / 18
Ylli brazilian i futbollit Pele dhe trajneri i New York, Cosmos Julio Mazzei, përqafohen në stadiumin Giants në East Rutherford, N.J., 16 prill 1982.
18 / 18
I madhi i futbollit brazilian Pele pozon me Paul Kemsley, kryetar i New York Cosmos, gjatë një konference shtypi në Hong Kong, 7 mars 2011.
/ B.K.
r.k.
Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
★
★
★
★
★
0.0 / 5 (0 vlerësime)
Faleminderit!
LAJMET MË TË VLERËSUARA
Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29
A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?
-
Po
50.3% -
Jo
41.5% -
Nuk e di
8.2%
Vota total: 624
Votat totale janë unike
-
Sondazhi i ditës:
29 Tetor, 18:29
A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?
Lajme të tjera
-
Mister në Brazil, pas humbjes në zgjedhje zhduket Flavio Bolsonaro! I anulohen pasaportat, dyshohet se është arratisur në SHBA
27 Tetor, 18:24 -
Trump kritikon zgjedhjet në Brazil pas humbjes së aleatit të Bolsonaro: Nuk mbajta anë, dukeshin të manipuluara
27 Tetor, 14:44 -
Nga Serbia në Brazil, si u fituan zgjedhjet me rrjetet sociale! Studentët rrëzuan Vuçiçin me fushatën derë më derë, Lula da Silva fitoi me 'ushtrinë' me 10 mln njerëz në WhatsApp
26 Tetor, 16:44 -
Lula rizgjidhet President i Brazilit për herë të katërt, përmbys rezultatin e raundit të parë të votimit dhe mposht konservatorin Bolsonaro të mbështetur nga Trump
26 Tetor, 08:43 -
Brazili voton sot në raundin e dytë për Presidentin e ri! Pushteti i majtistit Lula po sfidohet fuqishëm nga djali i ish-Kreut të Shtetit të burgosur, Flávio Bolsonaro
25 Tetor, 08:34 -
Papa Leone XIV vijon detyrat nga spitali, emëron dy ipeshkvij të rinj
14 Tetor, 15:17 -
Zgjedhjet në Brazil/ Bolsonaro Jr. fiton raundin e parë përballë Lulës: Është fundi i së majtës! Beteja për presidentin shkon në balotazh më 25 tetor
5 Tetor, 09:45 -
Ekskluzive/ I dënuar me 26 vite burg për marrëdhënie seksuale në tentativë me një të mitur, ekstradohet nga Brazili Artef Leka! U kap nga policia federale në një lagje të pasur bregdetare
4 Tetor, 21:11 -
Lula da Silva përballë Flavio Bolsonaros, kush janë dy klanet rivale në zgjedhjet e Brazilit! Programet, përplasjet dhe ambiciet për pushtet
4 Tetor, 17:08 -
Brazili zgjedh presidentin, gati 160 milionë qytetarë votojnë! Lula da Silva kërkon mandatin e katërt, rivali Bolsonaro synon të rikthejë të djathtën në pushtet
4 Tetor, 16:58 -
Brazili rikthehet te fitorja, përmbys Australinë në miqësore! Frikë për Rapinhan, lë fushën i dëmtuar (VIDEO)
29 Shtator, 17:16 -
‘Vinicius është vrarë, ka dorë CIA dhe reptilianët!’ Teoria konspirative merr vëmendje në Spanjë
29 Shtator, 15:46