Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të ndryshojë masat e sigurisë për 4 nga 12 të arrestuarit si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikimin e sendeve të luksit nga Franca dhe pastrim parash.
Ndërkohë për 7 të tjerë nuk është ndryshuar masa e sigurisë duke mbetur në masën e sigurisë ‘burg’.
Apeli i Posaçëm vendosi të mos ndryshojë vendimin e GJKKO-së të datës 16 qershor 2023 duke lënë në 'arrest me burg' Agustin Mesuli, Altin Dode Florion Baku, Sokol Idrizaj, Elda Idrizaj, Egi Idrizaj, Bora Idrizaj
Ndërsa çshtë ndryshuar vendimi i GJKKO-së duke liruar nga burgu dhe caktuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Gentian Aga dhe Alid Shehi dhe në masë sigurimi “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” Vangjush Kashara dhe Tomorr Baruti.
Ata u arrestuan në kuadër të një operacioni që godiste dy grupe kriminale të cilat në bashkëpunim me njëri tjetrin u akuzuan se kanë ushtruar veprimtarinë e tyre kriminale duke transportuar shuma monetare në sasi të madhe, dhe të padeklaruara nga Shqipëria në Francë.
Këto shuma të përdorura për blerjen e sendeve të luksit, kapin një shifër mbi 724 mijë euro si transaksione bankare, pa përfshirë këtu shumat në cash rreth 2 milion euro dhe 35.000 Franga. Përveç këtyre shumave monetare personat nën hetim kanë transportuar në mënyrë të paligjshme edhe rreth 3.4 kg flori" u deklarua nga SPAK në konkluzion të operacionit të arrestimeve,ndodhur më 14 qershor 2023
Ndërkohë më 16 qershor gjykata i arrestuari Dejvi Skenderaj u vendos të hetohej në liri, pasi ishte student dhe mbajtja në qeli e pengonte në vazhdimin e studimeve.
S.G/G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4358
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Bastisja e bizneseve dhe shtëpive në seri, goditet grupi i 3 hajdutëve! Njëri arrestohet dhe dy të tjerët arratisen (VIDEO)
28 Janar, 14:53
-
Qytetari ankohet për oborret e shkollave, Rama: S’ka zaptime! Koha e grabitjes së pronave ka mbaruar, 45 të reja
28 Janar, 14:35
-
Tiranë/ Djali 12-vjeçar i vdiq te Pediatria e QSUT, nëna e Leo Sadikajt dhunon mjeken, 44-vjeçarja merret nën hetim
28 Janar, 14:34
-
Tiranë/ Thyen arrestin shtëpiak, 39-vjeçari arrestohet përsëri për drejtim mjeti në gjendje të dehur! I ngrihen 2 akuza (VIDEO)
28 Janar, 14:19
-
Tiranë/ 51-vjeçari plagos me thikë dy vëllezërit! Autori shoqërohet në polici (EMRAT)
28 Janar, 13:55
-
Tiranë/ U kapën në flagrancë duke shitur kokainë në një qendër tregtare, arrestohen 3 të rinjtë (EMRAT)
28 Janar, 10:38
-
Masakra e Gërdecit/ Mediu nuk shkon në GJKKO, avokatët: Ndodhet në SHBA për vizita mjekësore! 'Shpërthen' Zamira Durda: Kush i tha të priste 10 orë Trumpin?
28 Janar, 10:18
-
Zgjedhjet/ Braçe nis punën tek njësia 5, thirrje qytetarëve t’i bashkohen: Betejë për fitore
28 Janar, 09:55
-
Zona sigurie në aeroporte, Balluku merr lejet e ndërtimit në mbi 2100 km2 territor duke përfshirë Tiranën! Surprizohen institucionet e tjera, AAC superfuqi
28 Janar, 09:34
-
Homazhet për Kryepeshkopin Anastas në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’, ja si do devijohet qarkullimi nga sot deri të enjten
28 Janar, 08:55
-
Arkivoli i kryepeshkopit Anastas tek Katedralja "Ngjallja e Krishtit", kortezh me priftërinj e besimtarë në homazhe! Të enjten në Tiranë Mitsotakis dhe patriarkë të lartë botërorë (VIDEO)
28 Janar, 08:15
-
Superliga/ Nga porta në sulm, ky është 'Formacioni më i mirë' për vitin 2024
28 Janar, 07:22