Nga Gjasula, Emanuela Rusta te Qerimaj, mesazhet e sportistëve shqiptarë për koronavirusin

Klaus Gjasula, futbollist i kombëtares: "Përshëndetje! Shpresoj që të jeni mirë dhe do iu lusja të mos dilni jashtë, të ruani veten, të ruani shëndetin e familjes, të ruani shëndetin e njerëzve të tjerë. Të bashkuar do ta kalojmë këtë situatë të vështirë. Do ta ngrejmë kokën dhe do të shohim përpara. Ishalla në pak kohë do të mbrojë kjo situatë dhe do kemi prap jetën siç e kishim më para. Përndaj forca!"

Erblira Bici, volejbolliste  e kombëtares: "Përshëndetje. Uroj që ky mesazh t'iu gjejë sa më mirë në shtëpitë e juaja. Ndodhem në rajonin e Lombardisë, por në ekipin tim nuk ka patur asnjë të prekur dhe fatmirësisht edhe unë jam mirë. Duhet të solidarizohemi me masat që ka marrë çdo qeveri në shtete përkatëse. Kuptoheni që është vetëm në të mirën e shëndetit tuaj dhe të familjarëve tuaj, që mbase nuk kanë të njëjtin imunitet si ju. Ju lutem ndiqini rregullat, qëndroni në shtëpi. Iu përqafoj vitualisht, mirupafshim! Forca, do ia dalim!"

Erkand Qerimaj, peshëngritës: "Për të gjithë njerëzit kudo që ndodhen është një situatë e vështirë. Iu bëj thirrje të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi, të respektojnë rregullat. Që kjo periudhë e koronavirusit të kalojë sa më shpejt dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë në luftën kundër këtij virusi që dita ditës ka ndryshuar jetët tona. Shpresoj që shumë shpejt të kthehemi në jetët tona normale dhe të gjithë së bashku do ia dalim."

Emanuela Rusta, arbitre e Superligës: 'Përshëndetje të gjithëve, unë jam Emanuela. Duke iu uruar të jeni sa më mirë dhe shërim të shpejtë të personave që janë prekur nga COVID-19. Merrni më të mirën e gjithë kësaj situate duke qëndruar në shtëpi, duke mbrojtur vetën tuaj dhe të dashurit tuaj. Bëni gjërat që iu pëlqejnë sa më shumë në shtëpi. Duke shpresuar që kjo situatë të kalojë sa më shpejtë në bashkëpunimin e secilit prej jush. Iu faleminderit, së bashku do ia dalim!"

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 30/03/2020 15:05

    JEPNI para ne kete kohe te veshtire per njerezit ne nevoje,,,nuk I duam keshillat e juaja,,legena….

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)