Nga ‘Gladiator 2’ tek ‘Avatar’, ‘ngrijnë’ produksionet gjigande të Hollywood! Pagat e inteligjenca artificiale,160 mijë yje i bashkohen grevës së skenaristëve: Të rezistojmë!

Janë mbi 160 mijë aktorë të Hollyëoodit në grevë prej ditës së djeshme. Shoqata e aktorëve të ekranit- Federata amerikane e artistëve të radios dhe televizionit (SAG-AFTRA,Screen Actors Guild – American Federation of Television and Radio Artists)kanë vendosur të ndalin biznesin gjigand televiziv dhe kinematografik, duke iu bashkuar protestës së skenaristëve  (Writers Guild of America) që vijon prej tri muajsh. Shkaku është kompensimi i uëlt i studiove në epokën e transmetimit të inteligjencës artificiale.

Janë bashkuar emra si Cillian Murphy, Matt Damon dhe Emily Blunt, që lanë premierën e Oppenheimer të Christopher Nolan në Londër të enjten mbrëma pasi u shpall greva.

Ka që prej vitit 1963 aktorë dhe skenaristë nuk mbanin grevë së bashku, dhe prej vitit 1980 që aktorët nuk ndërmerrnin një hap të tillë, pasojat do jenë mbi produksionet, që siç transmetojnë mediet, pjesa më e madhe e filmave dhe serive të parashikuara për gjysmën e dytë të këtij viti do të shtyhet. Ndër prodhimet më të mëdha filmike që kanë nisur të ndërrojnë kalendarin janë “Gladiator 2” i Ridley Scott dhe pjesa e dytë e “Mission: Impossible – Dead Reckoning”, një nga sukseset e Tom Cruise që duhet të përfundonte këtë verë. Po ashtu “Ëonder Ëoman 3” apo kapitlli i tretë dhe i katërt i “Avatar”. Greva vjen pasi Shoqata e Aktorëve të Ekranit, nuk ka arritur një marrëveshje me Aleanca e Prodhuesve të Filmit dhe Televizionit që përfaqëson studiot. Në këto rrethana aktorët votuan unanimisht për grevë, përfaqësuesja e tyre , aktorja Fran Drescher tha se të gjithë ishin të ekspozuar ndaj rrezikut për t’u zëvendësuar nga makineritë e ndërmarrjeve të mëdha.

“Ky është një moment historik, një moment i së vërtetës: nëse nuk rezistojmë do të jemi të gjithë në telashe”, u shpreh Drescher.

Aktorët pretendojnë po ashtu se kompensimet financiare që merrnin kur spektaklet apo filmat e sukseshëm, ritransmetoheshin janë zbehur, për shkak se transmetuesit nuk bëjnë transparentë shifrat e spektatorëve. Nga ana tjetër Aleanca e Prodhuesve të Filmit dhe Televizionit pretendon të ketë ofruar rritje të konsiderueshme të pagave aktorëve dhe një propozim inovativ mbi inteligjencën artificiale.

Dje CEO-ja i Disney, Bob Iger deklaroi se kërkesat dhe pritshmëritë e aktorëve dhe skenaristëve ishin jo realiste dhe se e shikonte grevën si një nismë të papërshtatshme.  Nga ana tjetër Phil Lord, skenarist, regjisor e producent suksesi per filma si ‘Spider-man’ është nga ata që hedh poshtë versionin e treguar nga studiot, duke pretenduar se po përpiqen të bëjnë lojë në vend të gjejnë një zgjidhje për problemet që vendosin në rrezik aktorë dhe shkrimtarë”. 

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 14/07/2023 14:29

    Çfare halli na ka gjet.Si me ja bo,nuk do shohim Avatar 76?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës