Një ‘maratonë’ muzikore po ndodh në Durrës.

9 DJ që vijnë për herë të parë nga Ibiza në Shqipëri do të luajnë për plot 12 orë rresht. Eventi do të transmetohet në Ibiza Global Radio.

Xavi Emparar, një nga DJ që do të luajë, shprehu entuziazmin për mikpritjen në Shqipëri. Ai tregoi edhe paksa nga ajo që i pret të gjithë ata që marrin pjesë.

“Çfarë mirëseardhjeje! S’mund ta besojmë se ç’po ndodh tani! Njerëzit këtu, sa bukur është, jemi të surprizuar! Ne do të shkojmë me rrymën, do të ndjekim turmën”, tha Emparar.

Një tjetër DJ, Tania Moon, u shpreh e impresionuar nga Shqipëria.

“Dua të vij në të ardhmen që ta njoh më shumë Shqipërinë sepse më ka lënë vërtet mbresa”, tha Tania Moon.

Rreth 4000 të rinj priten t’i bashkohen këtij koncerti plot gjallëri.

Lajm në përditësim...