Nga ‘Kcimi i Tropojës’ te ‘Eposi i Kreshnikëve’, ç’po ndodh me dosjet për në UNESCO, zv.ministrja: E para në proces ‘Xhubleta’

Janë kryevepra të trashëgimisë kulturore shqiptare, por rrugëtimi i tyre për të qenë pjesë e trashëgimisë botërore, ka qenë i ngadaltë. Më shumë se dy vite më parë, katër dukuri të reja iu nënshtruan procesit për të hapur dosjet me synim përfshirjen në UNESCO. Deri më sot, janë dorëzuar pranë saj 3 aplikime.

 “Kemi dorëzuar ‘Kcimin e Tropojës’, ‘Xhubletën’ dhe dukurinë e Transhumancës. Kjo e fundit ka vajtur si dosje ndërkombëtare midis shumë shteteve. ‘Kcimi i Tropojës’ ka rreth një vit e gjysmë që është dorëzuar së bashku me ‘Xhubletën’, pra në marsin e kaluar. Deadline-t janë çdo mars. Këtë mars kemi dorëzuar ‘Transhumancën’ dhe mendojmë që marsin e radhës do të dorëzojmë edhe këngën me lahutë”, thotë zëvendësministrja Meri Kumbe.

Pandemia, siç shpjegon zëvendësministrja e Kulturës Meri Kumbe, ka ndikuar në mosavancimin e shpejtë të procedurave.

“Dosja që është futur e para në proces është dosja e dijebërjes së xhubletës. Ajo ka kaluar me sukses fazën e parë që është faza e kontrollit administrativ dhe zhvillohet në UNESCO. Pritet që këtë dhjetor të futet në komitet për vendimmarrje. Ndërkohë në proces administrativ duhet të hyjë tanimë ‘Kcimi i Tropojës’ dhe ‘Transhumanca’, e cila duke qenë një dosje ndërkombëtare vetë UNESCO e ka parë me prioritet”, shprehet Kumbe.  

Tregon më tej, se në proces është dukuria e katërt, kënga me lahutë, ndërsa të përfshirë kanë qenë përfaqësues të të gjitha niveleve.

“Që nga komuniteti anëtar bartës të dukurive të caktuara, janë përfshirë përfaqësues të pushtetit vendor, Drejtorive Rajonale të Kulturës, si dhe përfaqësues të bashkive dhe të institucioneve shkencore, krryesisht nga Akademia e Shkencave dhe universiteteve. Ka pasur një qasje shumë gjithëpërfshirëse i gjithë procesi”, shton më tej Kumbe.

Përgjatë viteve të fundit Dosja e Eposit të Kreshnikëve ka qenë nga më të diskutuarat, kryesisht për shanset e humbura për anëtarësim në UNESCO, Kumbe shpjegon se ç’ndodh sot me të.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë