Mbrëmë në amfiteatrin e Tiranës u mbajt koncerti ‘Rock nën Kurorën e Ullirit’ i 3 muskutjerëve.
Ndryshe nga herët e tjera, 3 Muskutjerët ishin nën shoqërinë e të ftuarve të tyre. Elton Deda shoqërohej nga këngëtarja kosovare Flaka Krelani.
Në një intervistë për gazetaren Suada Daci, para koncertit Flaka Krelani shprehet se ftesa për të qenë pjesë e këtij koncerti i erdhi nga vetë Elton Deda, e për këtë ajo ndihet e vlerësuar, pasi këngëtari i muzikës rock ka qenë idhulli I saj që në vegjëli. Ajo zbulon për publikun disa projekte të së ardhmes.
‘Në Këngën Magjike kisha shumë dëshirë të marr pjesë, madje zgjodha edhe producentin për këngën, por duke qenë që kam disa projekte dhe udhëtimë që nuk do të më lejojnë të jem në Shqipëri në këtë periudhë. Janë koncerte që nuk mund t’i humb. Kam 5 këngë të finalizuara, 2 me një producent amerikan, janë bashkëpunime me dy këngëtarë të huaj.”shprehet Krelani.
Ndërkohë këngëtarja nuk bëri të ditur nëse do të jetë apo jo pjesë e Festivalit të Fundvitit, edhe pse ka zëra që mund të jetë pjesë e tij.