Levizje të reja kanë përfshirë institucionin e Presidencës.
Zyra e shtypit pranë kreut të Shtetit, bëri me dije se Presidenti Ilir Meta ka pranuar dorëheqjen dorëheqjen nga detyra të Bahri Shaqirit, këshilltar për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, dhe në këtë post është emëruar Spiro Koçi.
Shaqiri është larguar nga ky post, për shkak të angazhimeve të tij në të ardhmen, që nuk përputhen me këtë detyrë tepër të rëndësishme. Drejtuesi i kabinetit të presidencës Arben Cici është emëruar Këshilltar Diplomatik, për tu zëvendësuar nga ish-ministri Panariti.
Ish- ministri i Bujqësisë Edmond Panariti një ndër figurat kryesore të Lëvizjes Socialiste për Integrim, është larguar nga partia pas 16 vitesh angazhim për të marrë një post me peshë dhe rëndësi në presidencë.
Sicc njofton presidenca, Meta i ka bërë këto ndryshime për shkak të forcimit të prioriteteve të reja të institucionit të presidentit, me qëllim përballimin me sukses të sfidave, që parashtron koha, në funksion të interesit më të mirë qytetar dhe kombëtar, siç janë: Sfidat e pandemisë COVID-19 dhe shëndetit publik, Sfidat me të cilat përballet faktori shqiptar; Shpopullimi i vendit, Sfidat në Arsim, Sfidat në Mjedis.
Presidenti Ilir Meta përmes fotove ka treguar takimin e fundit në Presidencë me Bahri Shaqirin, i cili sot njoftoi dorëheqjen nga posti i këshilltarit të Presidentit për cështjet e Sigursë Kombëtare.
Teksa e ka vlerësuar për punën e bërë Meta shkruan se ai do t'i mungojë në presidencë
"Kënaqësi të bashkëpunoja me z.Bahri Shaqiri, për më shumë se tre vite, në detyrën e Këshilltarit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare. Gjithmonë korrekt, luajal, profesional dhe atdhetar. E pranova dorëheqjen e tij duke i uruar suksese për të ardhmen. Do të na mungojë këtu në Institucion, por shpresoj që me Arin, do vazhdojmë të dalim për ecje nga liqeni", shkruan Meta.
Një sërë ndryshimesh janë bërë në Presidencë! Me anë të një noftimi Presidenca thotë se ka dhënë dorëheqjen Bahri Shaqiri, Këshilltari për Sigurinë Kombëtare dhe në vend të tij do të emërohet Këshilltari Diplomatik Spiro Koçi.
Nga posti i drejtuesit të kabinetit të presidencës është larguar Arben Cici për tu zëvendësuar nga ish-ministri Panariti.
Arben Cici tanimë është emëruar Këshilltar Diplomatik.
Njoftimi i presidencës:
Presidenti, Ilir Meta ka pranuar sot dorëheqjen e z.Bahri Shaqiri nga detyra e Këshilltarit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, për shkak të angazhimeve të tij në të ardhmen, që nuk përputhen me këtë detyrë tepër të rëndësishme.
Presidenti Meta, ka emëruar Këshilltar për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, z.Spiro Koçi, i cili deri sot ka ushtruar detyrën e Këshilltarit Diplomatik të Kreut të Shtetit.
Presidenti Meta ka emëruar Këshilltar Diplomatik, z.Arben Cici, i cili ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Kabinetit.
Për shkak të forcimit të prioriteteve të reja të Institucionit të Presidentit të Republikës, me qëllim përballimin me sukses të sfidave, që parashtron koha, në funksion të interesit më të mirë qytetar dhe kombëtar, siç janë:
- Sfidat e pandemisë COVID-19 dhe shëndetit publik,
- Sfidat me të cilat përballet faktori shqiptar;
- Shpopullimi i vendit,
- Sfidat në Arsim,
- Sfidat në Mjedis,
Kreu i Shtetit, ka emëruar sot në detyrën tepër të rëndësishme të Drejtorit të Kabinetit, Prof.Dr. Edmond Panariti.
Ish- ministri i Bujqësisë Edmond Panariti një ndër figurat kryesore të Lëvizjes Socialiste për Integrim, është larguar nga partia pas 16 vitesh angazhim.
Lajmin e ka bërë me dije vetë ai përmes një njoftimi në rrjete sociale, ku shpjegon se arsyeja e largimit është sepse ka marrë një ftesë për t'u angazhuar në një detyrë të rëndësishme.
Detyrën e rëndësishme në të cilën do të angazhohet ai nuk e ka treguar ende, por burime për Report Tv bëjnë me dije se do të marrë postin e drejtorit të kabinetit në presidencë, në vend të diplomatit Arben Cici.
"Të dashur miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë! Që nga dita e sotme kam vendosur të ndërpres angazhimin tim si pjesë e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për shkak të një ftese për tu angazhuar në një detyrë të rëndësishme. Me këtë rast më lejoni t'ju falenderoj përzemërsisht për këtë rrugëtim 16 vjeçar të përbashkët, plot sfida, sakrifica dhe arritje. Duke ju shprehur mirënjohje dhe falenderim për miqësinë vlerësimin dhe mbështetjen, ju siguroj që do të mbetem miku juaj përherë", shkruan Panariti.
Ish-ministri i Bujqësisë i propozuar nga LSI në katër vitet e qeverisjes së kësaj force me Partinë Socialiste, ka qenë një figurë e rëndësishme në këtë parti. Me largimin e tij sigurisht që do të zbehet dhe më shumë imazhi i kësaj partie.
E ka bere Institucionin e Presidences nje paradhome te LSI , ku behen "orgji" dhe shifen "palacot me brekushe"
PërgjigjuCfare deshperimi te degjoj cdo dite kaseten e cakorduar te Ilir Metes,Monika Kryemadhit,Sali Berishes,e Lulzim Bashes.
PërgjigjuO Zot cfare neverie te shohesh cdo dite fytyren e nje kryehajduti e kryemafjozi si Ilir Meta!!!!
PërgjigjuBytha e gomarit tim eshte ne w mire se keta syrreter