Nga kilogramët e tepërt tek përdorimi i celularit, ja gjobat tek Real Madrid

Nga kilogramët e tepërt tek përdorimi i celularit, ja gjobat tek Real Madrid

Në shtëpinë e Real Madrid nuk tolerohen vonesat në stërvitje , përdorimi i celularit dhe lojtarët do të gjobiten nëse janë mbipeshë. Mediat kanë zbuluar gjobat që klubi madrilen do të vendos për lojtarët të cilat variojnë nga 250 deri në 3000  euro. Rregullat e reja përfshijnë sanksione për ata që kanë ndonjë kile më tepër ,që përdorin celularin apo për  ata që vonohen në stërvitje. Ramos me shokë duhet të paraqiten në stërvitje 45 minuta më përpara se orari zyrtar.

Gjobat tek Real Madrid :
-250 euro nëse vjen në stërvitje me 5 minuta vonesë.
-500 euro nëse paraqitesh në stërvitje me 15 minuta vonesë.
-1000 euro nëse vjen në stërvitje me më shumë se 15 minuta vonesë.
-3000 euro nëse nuk paraqitesh në një seancë stërvitore pa asnjë justifikim.
-250 euro nëse lojtari përdor celularin tek fizioterapisti.
-500 euro nëse futbollisti përdor celularin në kohën kur udhëton në autobus me skuadrën.
-1000 euro nëse lojtari përdor celularin në dhomat e zhveshjes.
-250 euro gjobë për çdo kilogramë më shumë.

Nga 250 në 1000 euro nëse futbollistët largohet nga kryeqyteti spanjoll pa marrë më parë leje nga klubi ose nëse nuk rakordojnë me klubin inisiativa komerçiale ose intervista./

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

A do votojë diaspora? Krashi në 'Repolitix': Patjetë që do bëhet! Pano Soko: PD-PS nuk kanë vullnetin ta zbatojnë! Daci: Përfiton vetëm mazhoranca

A do votojë diaspora? Krashi në 'Repolitix': Patjetë që do bëhet! Pano Soko: PD-PS nuk kanë vullnetin ta zbatojnë! Daci: Përfiton vetëm mazhoranca