Nga konsensusi te Arbitrazhi,
skenarët për demarkacionin

Nga konsensusi te Arbitrazhi,<br />skenarët për demarkacionin
Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, e cila tashmë ka bërë më shumë se dy vjet prej se është nënshkruar, mund të zgjidhet nëpërmjet disa skenarëve.
 
Opsioni i parë, sipas ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare, ka të bëjë me refuzimin me votë të kësaj Marrëveshjeje dhe me rihapjen e negociatave të reja me Malin e Zi.
 
Ndërkaq, opsioni i dytë ka të bëjë me dërgimin e Marrëveshjes në Gjykatën e Arbitrazhit. Megjithëkëtë, ata konsiderojnë se duhet patjetër që të bashkëpunohet me Malin e Zi rreth kësaj çështjeje, pasi që ndryshe nuk mund të arrihet kurrfarë zgjidhjeje.
 
Nga ana tjetër, zyrtarë brenda Qeverisë janë zotuar se kryeministri Ramush Haradinaj do ta zgjidhë shumë shpejt Marrëveshjen e Demarkacionit, shkruan Zeri.
 
Qeveria “Haradinaj” qysh në ditën e parë ka shkarkuar Komisionin për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi me në krye Murat Mehën, si dhe ka emëruar Shpejtim Bulliqin në krye të komisionit që pritet të formohet.
 
Ndërsa Mali i Zi ka paralajmëruar se mund të ketë destabilitet nëse nuk arrihet një zgjidhje e pranueshme për të dy palët. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre