Nga kripa tek pesha trupore
si mund ta kontrolloni tensionin

Nga kripa tek pesha trupore<br />si mund ta kontrolloni tensionin
Tensioni i gjakut është një nga shqetësimet kryesore të të moshuarve. Shumë prej tyre nuk mund ta kontrollojnë tensionin e ulët ose të lartë dhe detyrohen që të përdorin kura të ndryshme që ju japin mjekët. Por studimet tregojnë se për të kontrolluar tensionin duhet që të keni parasysh shtatë këshilla. E para është që të reduktoni konsumin e kripës.

Duhet të përdorni deri në 5 gramë kripë në ditë. Duhet të mbani një dietë të rregullt duke u mbështetur tek perimet frutat, drithërat dhe peshku. Gjithashtu, duhet që të shmangni përdorimin e alkoolit, mund të konsumoni vetëm pije që kanë përmbajtje shumtë të ulët alkooli.  Aktiviteti fizik është një tjetër këshillë të cilët japin studiuesit. Mesatarisht në ditë duhet të kryeni 30-60 minuta në ditë aktivitete fizik. Këto të fundit duhet t’i kryeni patjetër për shkak se rrezikoni që të shtoni peshë, duke bërë të pamundur kontrollin e tensionit. Së fundi këshillohet edhe shmangja e përdorimit të duhanit si dhe menaxhimi i stresit.

Niveli
Në qoftë se tensioni juaj i gjakut është më poshtë se 120/80 mmHg, atëherë ju keni një presion normal të shëndetshëm të gjakut. Mbani këtë tension dhe kontrollojeni atë përsëri mbas një muaji. Në qoftë se tensioni juaj i gjakut është mbi 120/80 mmHg, por më pak se 140/90 mmHg, jeni në rrezik për t'u bërë hipertensivë.

Prandaj ju duhet të merrni disa hapa të menjëhershme për të përmirësuar stilin e jetës suaj, dhe çdo vit duhet të kontrolloni presionin e gjakut te mjeku. Në qoftë se tensioni juaj i gjakut është rreth apo mbi 140/90 mmHg, ju duhet të takoni një person të kujdesit shëndetësor për të parë nëse keni tension të lartë të gjakut, apo nëse keni nevojë të filloni trajtimin me mjekime për të parandaluar infarktin e zemrës dhe goditjen në tru

Të prekurit
Më shumë se një në tre të rritur në mbarë botën ka tension të lartë të gjakut, ose rreth 1.8 miliardë njerëz kanë hipertension. Gati 50% e këtyre njerëzve nuk janë në dijeni të gjendjes së tyre. Por edhe në ata të cilët janë të vetëdijshëm, gjysma e tyre nuk marrin ndonjë veprim për të kontrolluar presionin e gjakut, duke ndryshuar mënyrën e jetesës apo përdorimin e medikamenteve. Kjo do të thotë se 75% e popullsisë së botës që janë me hipertension janë në rrezik dhe janë kandidatë potencialë për sëmundje të zemrës, goditje në tru, sëmundje të veshkave ose vdekje të papritur.

Përqindja e presionit të lartë të gjakut rritet me moshën, gjë që do të thotë se: Presioni i lartë i gjakut te njerëzit e moshë 20-30 vjeç takohet në masën 1 në 10. Presioni i lartë i gjakut te njerëzit e moshës 50 vjeç takohet në masën 5 në 10, ose një në dy njerëz. Komplikimet e presionit të lartë të gjakut llogariten më shumë se 9 milionë vdekje në mbarë botën çdo vit. Kjo përfshin 51% të vdekjeve për shkak të goditjes në tru dhe 45% të vdekjeve për shkak të sëmundjeve koronare të zemrës.

Në vendin tonë hipertensioni takohet në 36% të grupmoshave 25 vjeç e sipër. Te burrat e grupmoshave 25 vjeç e sipër takohet në rreth 40% dhe te gratë e grupmoshave 25 vjeç e sipër në rreth 32%. Gjithashtu, 80% e femrave dhe 90% e meshkujve me hipertension nuk ishin të vetëdijshëm për gjendjen e tyre. Sipas vlerësimeve të OBSH-s, niveli i përgjithshëm i vdekshmërisë që i atribuohet tensionit të lartë të gjakut në Shqipëri ka patur një rritje domethënëse gjatë njëzet viteve të fundit, nga 27% që ishte në vitin 1990 ka shkuar në 35% në vitin 2010.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 16 Shtator 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane