Administrata/ Ja ku do të rekrutohen mbi 1300 punonjës të rinj në 2019, mes tyre studentët ekselentë

Administrata/ Ja ku do të rekrutohen mbi 1300 punonjës të rinj në 2019, mes tyre studentët ekselentë

Foto ilustruese

Këshilli i Ministrave ka vendosur që të marrë 1335 punonjës me kontratë të përkohshme për vitin 2019. Report Tv zbardh vendimin e plotë me institucionet ku do të emërohen punonjësit e rinj dhe afatin duke filluar nga Kryeministria, Kuvendi, ministritë deri te agjencitë shtetërore. Mes 1335 emrave që do të punësohen, 803 vende të lira pune në administratë janë për studentët ekselentë pa pasur nevojë për konkurs përmes Departamentit të Administratës Publike. Kreu i qeverisë tha pak ditë më parë se punësimet do bëhen në bazë të rezultateve të notave dhe jo përmes njohjeve apo lidhjeve miqësore e familjare (lexo këtu).

Vendimi i plotë
VENDIM Nr. 16, datë 16.1.2019 PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE ME KONTRATË TË PËRKOHSHME, PËR VITIN 2019, NË NJËSITË E QEVERISJES QENDRORE.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 11, të ligjit nr. 99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Numri i punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2019, në njësitë e qeverisjes qendrore është 1 335 (një mijë e treqind e tridhjetë e pesë), sipas lidhjes nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Për 1 (një) inspektor në ILDKP, për 28 (njëzet e tetë) specialistë të aparatit të Kryeministrisë, për 4 (katër) specialistë të sekretariatit teknik të Komisionit të Dhënies së Dëshmisë të Statusit të Naftëtarit, për 1 (një) specialist të aparatit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për 3 (tre) specialistë të Departamentit të Administratës Publike, për 5 (pesë) specialistë të Drejtorisë së Dëmshpërblimit të ish- të Përndjekurve Politikë dhe 1 (një) punonjës protokoll-arkivi në aparatin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, të përfshirë në lidhjen nr. 1, të sipërpërmendur, nuk zbatohet pika 3, e vendimit nr. 1703, datë 24.12.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për vendosjen e standardeve të shërbimeve dhe aktiviteteve sezonale/të përkohshme për ministritë dhe institucionet buxhetore”.

3. Pagesa për emërtesën “Punonjës arkivi (DPA)”, e përfshirë në lidhjen nr. 1, të sipërpërmendur, kryhet nga institucionet përkatëse, pas miratimit të listëprezencës dhe shënimeve përkatëse të titullarit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Ngarkohet DPA-ja të miratojë rregullat për përpunimin e fondit arkivor të mbartur dhe të njoftojë për këto rregulla punëdhënësit dhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, brenda një muaji, pas miratimit të vendimit.

4. Punonjësit me kontratë në funksionin “specialist” paguhen në përputhje me kategorinë e pagës së funksionit të ngjashëm organik, të përcaktuar në strukturën e institucionit, por, në asnjë rast, kategoria e pagës së tyre në institucionet e pavarura dhe aparatet e ministrive nuk kalon nivelin IV-a dhe, në institucionet në varësi të institucioneve qendrore, nivelin IV-b. Përjashtim bëjnë specialistët e aparatit të Kryeministrisë, të cilët paguhen në kategorinë e pagës të nivelit III-b.

5. Për pranimet e reja të punonjësve me kontratë në funksionet “specialist”, që nuk plotësohen me punonjës, të cilët kanë lidhur kontratë në vitin paraardhës dhe puna e të cilëve është e pandërprerë, zbatohen dispozitat e vendimit nr. 812, datë 26.12.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për punësimin e studentëve të ekselencës në institucionet e administratës shtetërore, jashtë shërbimit civil, për vitin 2019”.

6. Mbulimi i efekteve financiare për punonjësit me kontratë bëhet nga shpenzimet korrente, të miratuara në buxhetin përkatës të vitit 2019 të njësive të qeverisjes qendrore. Për punonjësit me kontratë të Shtëpisë së Pushimit Durrës (MB), të Shtëpisë së Pushimit të SHISHit dhe të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, efektet financiare përballohen nga të ardhurat e vetë institucionit.

7. Ngarkohen ministritë dhe institucionet sipas lidhjes nr. 1, të përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitojnë pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë detajimin e numrit të punonjësve me kontratë, kategorinë përkatëse të pagës dhe burimin e financimit të tyre.

8. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi fillojnë pas hyrjes në fuqi të tij. Për punonjësit, të cilët kanë lidhur kontratë në vitin paraardhës, puna e të cilëve nuk është ndërprerë dhe për të cilët është bërë regjistrimi në sistemin e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, efektet financiare fillojnë më 1 janar 2019. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luigj: 24/01/2019 17:10

    Po shoqerit me kapital shteteror pse nuk i detyroni apo te vazhdojne te punesojne vetem me ryshfet.

    Përgjigju
  • erma: 24/01/2019 08:33

    ekselence leshi...me keta profesore me doktorature te kopjuar te gjithe ekselente dalin!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë