Ish-misi shqiptar Afroviti Goge pati një shkëputje të gjatë nga jeta publike dhe karriera si modele.
Ajo u shfaq mesditën e së hënës në programin “Ftesë në 5” për të rrëfyer ndryshimet që kanë ndodhur në jetën e saj gjatë këtyre viteve.
Tashmë ajo ndodhet në pozicionin e Drejtores së Promocionit dhe Trajnimeve në Portin e Durrësit dhe ndau lajmin se është në pritje të fëmijës së saj të parë.
Afroviti u shfaq në studio me barkun e rrumbullakosur dhe rrëfeu një ngjarje të pazakontë që i ka ndodhur pak ditë para se të mësonte lajmin se është shtatzënë.
“Rreth 10 ditë para se të mësoja se jam shtatzënë pashë një ëndërr sikur nga kërthiza ime doli një lule lotusi, dhe jam zgjuar nga ëndrra me barkun e mpirë. Pak ditë më vonë bëra testin që rezultoi edhe pozitiv", është shprehur Afroviti.
Bazuar nga fotot në profilin e saj, ajo është në muajin e pestë të shtatzanisë dhe bebi që do të vijë në jetë është djalë.
Gjithashtu në postimin e saj të fundit, ish-misi ka zbuluar edhe emrin e bebit që do ta quajnë David.
Afroviti ka pikturuar edhe lulen e lotusit, që pa në ëndwrr para lajmit të ëmbël.