Nga “haremi” në burg “sulltani”
Nin Lalaj, bosi i prostitutave

Nga “haremi” në burg “sulltani”<br />Nin Lalaj, bosi i prostitutave
ITALI- Policia, kur shkoi ti vinte prangat një shqiptari zbuloi një harem të vërtetë, pasi 34-vjeçari, i akuzuar për shfrytëzim prostitucioni, ishte organizatori i rrjetit që qarkullonte prostitutat në këtë zonë. Nin Lalaj, 34 vjeç, ishte nën arrest shtëpiak.

Operacioni “Topkapi”, frymëzuar nga pallati perandorak në Stamboll, u krye nga policia në Vigevano. Me nofkën "Sulltani", Nin Lalaj konsiderohet si udhëheqës i vërtetë i rrjetit shqiptaro-rumun që nxjerr prostituat në rrugës e Vigevanos, ku në fakt janë vrarë disa shqiptarë këto vitet e fundit, pikërisht për larje hesapesh në fushën e prostitucionit.

I arrestuari më 7 mars ishte pronari i “të drejtave ekluzive" në vendet ku vajzat punonin, teksa krahu i djathtë ishte e dashura e tij, Terezina Pjetri, të cilën “sulltani" e shfrytëzonte si prostitutë.

Direkt nisin mosmarrëveshjet mbi ndarjen e zonave e ndërsa ishte në Shqipëri, u telefonua për të ndërhyrë në shuarjen e sherreve. Me tu kthyer në Itali, shqiptari nuk pranonte që ndokush të sillej si shef në shtëpinë e tij.

Amalia Murgu, prostitutë, u vra në maj të 2012-ës në Vigevano dhe Lalaj dyshohet si i implikuar. Ai shfrytëzonte vajza në çdo zonë dhe me to kishte marrëdhënie romantike.

Ai përshkruhet si njeri i dhunshëm dhe i pakontrollueshëm për seks, pasi edhe kur ishte arrestuar, u gjet në një lloj haremi.

Tashmë, nga ambientet e shtëpisë, ai do të dërgohet në burg, ku do të përballet me togat e zeza për veprat penale.

Shkrimi u publikua sot (29.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Zvicër 2-0 Itali, notat e lojtarëve! Barella dështim, Xhaka lider! Vargas më i miri

Euro 2024/ Zvicër 2-0 Itali, notat e lojtarëve! Barella dështim, Xhaka lider! Vargas më i miri