Nga lëkura e viçit te ekrani me safir, karakteristikat e 'çmendura' të celularit 8 mijë $ të Kujtim Gjuzit

"Unë nuk përdor iPhone- ai është një celular për të varfrit"! Nëse për të gjithë ne, luks është të përdorësh një celular iPhone, duhet të dimë se ka celularë shumë herë më të shtrenjtë se kjo markë. Bëhet fjalë për celularin "Vertu". Deri dje, shumë kush nuk e dinte që ekzistonte kjo markë celulari, deri sa u pa në dorën e deputetit të ri në parlament, Kujtim Gjuzi. Pas orës "Atlantic" dhe stilit të tij të ndryshëm të të veshurit, tërhoqi një vëmendje të madhe celulari i tij " Vertu", edhe pse ai e ka "justifikuar" se ky celular nuk i përkiste atij, por Partisë Konservatore.

Megjithatë cilat janë karakteristikat e këtij celulari?
Çmimi për këtë celular fillon nga 8 mijë dollarë deri në 44 mijë dollarë, për modelet më të fundit. Pjesët anësore dhe të mbrapme të tij janë të mbështjella lëkurë viçi, hardhuce ose aligatori (në varësi të shijeve personale). Ekrani i saj është i përbërë nga safir 130-karatësh. Dhe nuk ka të bëjë vetëm me dizajnin, por edhe më anën teknologjike që ajo ofron. Ajo ka një procesor octa-core, me një ekran full HD, një kamera 21-megapixel; 4K për video. Ka një bateri e cila zgjat shumë gjatë, si dhe një cilësi maksimale të audios. Një rrjet i veçantë titani ndikon në përmirësimin e cilësisë së zërit.

Duket se për kryetarin e Partisë Konservatore është shumë demode që të përdorësh një iPhone ose Samsung.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kujtim: 17/05/2019 18:18

    Eshte fallco se skam bythe ta blej ( do thoshte Kujtimi ) Eshte 50$ tel mund ta verifikoni lehtesisht.. Kujtimi ska breke, jo tel Vertu !!!

    Përgjigju
  • Hinglateri: 17/05/2019 16:10

    Do jete lekure vici si ajo e Flamur Nokes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?