4-putroshët janë miqtë tanë më të mirë dhe shpeshherë nuk duam ta pranojmë që edhe ata, ashtu si njerëzit rriten e gradualisht plaken. Të gjithë ata që kanë një qenush apo mace e kuptojnë shumë mirë sa e dhimbshme është kur i sheh vogëlushët që nuk janë aq aktivë dhe energjikë sa kur ishin të vegjël.

I bien dhëmbët, hanë ushqimin me vështirësi dhe nuk të ndjekin dot në shëtitje të gjata siç bënin më parë. I thinjen mustaqet e vogla dhe varin veshët si lepuj të mërzitur.

Kushdo që ka një kafshë shtëpiake e kupton shumë mirë sa i dhimbshëm është i gjithë ky proçes. Shikoni kalimin e këtyre qenushëve nga mosha e vogël në moshë të madhe.

Sa të adhurueshëm janë ëngjëjt e vegjël me hundë të ftohtë dhe zemër të ngrohtë :)
qenusha
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)