Spiro Naçi, 30 vjeçari që u përfshi në aksident me eskortën e kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme para mbledhjes së qeverive në Korçë, vijon të mbetet ende në ambientet e komisariatit të Korçës në pritje të përfundimit të ekspertizës dhe të hetimeve për rastin në fjalë.
/Shqiptarja.com
Naçi, banues në lagjen 3 të qytetit të Korçës nuk ka asnjë precedent penal dhe aspak problematik për komunitetin ku jeton. Më herët Naçi ka punuar si operator në një prej kompanive celulare në vend.
Prej vitesh ka mbajtur postin e kryetarit të LRI në Korçë në kohën kur është krijuar kjo forcë politike, më pas është bërë pjesë e LZHK forcë me të cilën garoi si kandidat për këshillin bashkiak në zgjedhjet e fundit lokale.
Prej gati një viti kishte nisur punë si shofer pranë kompanisë së check-up it, dhe transportonte analizat që zhvilloheshin për llogari të saj në Tiranë.
dy.b/shqiptarja.com












