Hiti i këngëtares kosovare Era Istresi është kënduar nga shumë fansa të saj, por  Faton Islami i njohur ndryshe si ‘Phatooni’ ka sjellë këngën ‘Bon bon’ në një formë totalisht ndryshe, e titulluar 'Llom Llom'.

Faton Islami ka preferuar të ironizojë tregun muzikorë, duke vënë në dukje faktin se në ditët e sotme të gjithë janë bërë këngëtarë apo duke ironizuar dukjen e e tyre.
 
“Phatooni” ka një faqe të tijën në kanalin Youtube, ku ka postuar edhe disa video të tjera, sigurisht në qendër të së cilëve është kënga.