Nga lulet, te bizhuteritë dhe udhëtimet jashtë, sa kushton dashuria në Shqipëri?

Nga lulet, te bizhuteritë dhe udhëtimet jashtë, sa kushton dashuria në Shqipëri?

Nuk mund t’i vendosësh një çmim dashurisë, por sigurisht që është bukur të festosh me personin që do më shumë, përmes një shenje dashurie, në 14 shkurt. Ajo shenjë mund të jetë një lule, një dhuratë, një udhëtim, emëruesi i përbashkët i të cilave është padyshim fakti që kushtojnë.

Për ditën e Shën Valentinit 2022, megjithatë, duket se shqiptarët do t’i kushtojnë më pak para dhuratave të shtrenjta, duke u fokusuar në shkëmbimin e përvojave romantike dhe shkëmbimin e dhuratave si udhëtime apo një darkë jashtë.

Sipas hulumtimeve të ndryshme në biznese në kryeqytet, të cilët janë veshur me te kuqe që në nisje të javës së shkuar, përqendrimi i kërkesave këtë vit duket se është te lulet dhe restoranti. Dyqane të ndryshme veshjesh në rrugën tregtare “Myslym Shyri” pohojnë se blerjet kanë qenë të ulëta. Gjithashtu, në komunikim me disa dyqane në dy qendra tregtare ne vend, pohohet e njëjta tendencë.

Kjo rënie në kërkesa për blerje, megjithatë, sipas bizneseve, nuk e bën Shën Valentinin jo të festueshëm, por sugjeron se tashmë po rishikojnë mënyrën se si festojnë ditën e dashurisë, mes faktorëve si rritja e kostove të ushqimit, rritja e energjisë elektrike dhe ndikimet e vazhdueshme të pandemisë globale.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se importet e luleve janë rritur vit pas viti, duke kulmuar në shkurt, mars (për festën e 8 marsit) dhe në verë, kur është periudhë dasmash. Rekordin, lulet e importuara e shënuan në 2021-n, duke u rritur me 30.2 % me bazë vjetore. Vitin e shkuar ato arritën në 1’19 mld lekë, duke përmirësuar situatën e krijuar nga nisja e pandemisë në 2020. 

Oferta të shumta nisën të “bombardojnë” rrjetet sociale por edhe reklamat në televizione të ndryshme, për formën se si një çift duhet ta kalojë Ditën e Shën Valentinit. Përveç një vakti në një restorant, paketat këtë vit ofronin edhe muzikë live të personalizuar në tavolinë apo edhe fjetjen në rastin e një hoteli ose resorti, duke bërë atraktive këtë formë kalimi të festës, që në 2020 mungoi.

Edhe për Shën Valentin, udhëtimet kanë qenë të kërkuara. Ka pasur oferta nga agjenci të ndryshme në vend dhe kërkesat kanë qenë të fokusuara kryesisht në destinacione të afërta, perfektë për një shkëputje fundjave. Rajoni është preferuar shumë, duke marrë në konsideratë prenotimet paraprake nga të dhënat e tre agjencive në kryeqytet. Gjithashtu, kërkesat për Parisin, Barcelonën, Stambollin kanë qenë të larta./ Monitor

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja