Duke filluar nga 19 maji 2020 do të nisin fluturimet ajrore direkte mes Tiranës dhe Riadit. Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Përgjithshëm i Aviacionit Civil, Krislen Keri.
"Një super lajm na vjen nga Rihadi- Arabia Saudite. Sapo miratuam të drejtat e trafikut për fluturime të kompanisë ajorer FLYNAS 3 herë në javë midis kryeqytetit Rihad dhe Tiranës sonë, duke filluar nga 19 maji 2020. Një mundësi shumë e mirë kjo për turizimin dhe komunitetet e të dy shteteve që jetojnë ose punojnë midis dy vendeve tona.
Këto fluturime do të realizohen për herë të parë falë koordinimit midis dy qeverive, ku në prillin e këtij viti u firmos marrëveshja e bashkëpunimit nga Ministrja Znj. Belinda Balluku dhe Presidentit të Flynas Z. Bander Almohanna", shkruan Keri.