Nga Mbappe, Dybala dhe Strakosha! 'Yjet' e futbollit Europian që 'ndezin' janarin në merkato

Edhe pse i ftohtë janari do të rezervojë një merkato tejet të nxehtë futbollistësh. Kjo për shkak se shumë yje të futbollit janë në vitin e fundit të kontratës me klubet e tyre dhe duke filluar nga janari kanë të drejtë të përzgjedhjen një tjetër të ardhme pa dashur të paguhet për kartonin e tyre.

Më e prekur është Juventusi pasi një sërë futbollistësh me peshë mund të ikin. Dybala, Bernadeschi dhe Cuadrado kanë të drejtë që në janar të zgjedhin një klub tjetër për të ardhmen. Kush dëshiron shërbimet e Kessie te Milan ka gjithashtu këtë mundësi, ndërsa te Inter mund të peshkohet Brozovic dhe Perisic, dy kroatët që kontrata me zikaltërit i mban të lidhur deri në qerdhor.

Emra të tjerë interesant në Seria A janë Lorenzo Insigne i Napolit, Mikihtaryan, Romagnoli, por edhe shqiptari i Lazio-s Thomas Strakosha. Ndërkohë edhe kampionatet e tjera të Europës ofrojnë një meny të pasur.

Tre francezët Mbappe, Dembele dhe Pogba kanë mundësinë që në janar të zgjedhin një klub tjetër, ndërsa në listë janë Isco, Bale, Di Maria, Rudiger dhe Onana.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?