Nga mbreti te kryeministri, mbi gjysmë milionë njerëz në shesh për Spanjën! Cucurrela rrëmben skenën

Nga mbreti te kryeministri, mbi gjysmë milionë njerëz në shesh për Spanjën! Cucurrela rrëmben skenën

Festimet në sheshin Sibeles

Më shumë se gjysmë milionë njerëz morën pjesë në festimet e kombëtares së Spanjës për titullin e kampiones së Evropës. Të hënën ‘La Roha’ udhëtoi nga Berlini drejt Madridit për të marrë disa nderime dhe për të festuar gjatë me tifozët, të cilët skuqën sheshin e Sibelës.

Fillimisht i gjithë stafi i kombëtares u prit në pallatin mbretëror të mbretit Filipi i 6, i cili bashkë me familjen e tij iu drejtua përfaqësues së drejtuar nga De La Fuente me fjalët ‘faleminderit për atë që na keni dhënë’. Më pas kombëtarja udhëtoi në pallatin Moncloa ku u prit nga presidenti Pedro Sanchez i cili nuk i kurseu superlativat, ndërsa kërkoi edhe më shumë suksese duke iu referuar Botërorit të 2026.

Më tej, me një autobuz të hapur, kombëtarja u nis drejt sheshit Sibeles, duke përshëndetur tifozët që ishin rrugës me trofeun e Evropianit.

Në sheshin Sibeles portat u hapën që në orën 18:00, ndërsa në orën 20:00 askush nuk mund të hyntë më sepse ishte plot. Mediat spanjolle thonë se më shumë se 500 mijë persona ishin në shesh. Nuk mungoi para publikut kënga e bërë e famshme për mbrojtësin Cucurrela, e kënduar nga vetë ky i fundit.

Morata më pas u tregua një kapiten i vërtetë, duke ngjitur në skenë një vajzë të vogël e cila vuan nga kanceri dhe duke ngritur trofeun bashkë me të.

 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Nisin trajnimet për shkollat me Smartlab-e të reja, Manastirliu: Synojmë integrimin e aftësive digjitale në të gjithë kurrikulën mësimore

Nisin trajnimet për shkollat me Smartlab-e të reja, Manastirliu: Synojmë integrimin e aftësive digjitale në të gjithë kurrikulën mësimore