Nga muaji ardhshëm nis monitorimi i agjensive private të punësimit, Gonxhja: Sjell mbrojtjen e të drejtave të punëkërkuesve dhe punëofruesve

Nga muaji ardhshëm nis monitorimi i agjensive private të punësimit, Gonxhja: Sjell mbrojtjen e të drejtave të punëkërkuesve dhe punëofruesve

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, nëpërmjet një publikimi në rrjete sociale, bën me dije se nga muaji ardhshëm, të gjitha agjensitë private të punësimit (APP) do t’i nënshtrohen një kontrolli të posaçëm inspektimi nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. 

Ndër të tjera, Gonxhja thotë se monitorimet do të sjellin mbrojtjen e të drejtave të punëkërkuesve dhe punëofruesve.

“Gjatë muajit të ardhshëm, të gjitha agjensitë private të punësimit (APP) do t’i nënshtrohen një kontrolli të posaçëm inspektimi nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. Ky monitorim do te vlerësojë veprimtarinë dhe kushtet e këtyre agjensive, me qëllim mbrojtjen e të drejtave të punëkërkuesve dhe punëofruesve, verifikimin e zbatimit të detyrimeve ligjore ndaj aplikuesve dhe punëtoreve migrantë, punësimin e denjë dhe rekrutimin etik.

Ky kontroll do të mundësojë një pasqyrë të qartë të performancës së këtyre agjensive dhe do të sigurojë që të vijojnë veprimtarinë vetëm ato agjensi që respektojnë standardet e vendosura në aktet ligjore dhe nënligjore për procesin e ndërmjetësimit për punësimin! Ndaj agjensive private të punësimit që kryejnë aktivitet në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, do të ndërmerren masa administrative përkatëse deri në revokim të licencës”, shkruan Gonxhja.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?