Nga muzika në drejtësi, Çiljeta Xhilaga diplomohet për Kriminologji: Sapo mbylla masterin

Nga muzika në drejtësi, Çiljeta Xhilaga diplomohet për Kriminologji: Sapo mbylla masterin

Ministri Ulsi Manja dhe Çiljeta Xhilaga

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga duket se nuk është shkëputur rastësisht nga muzika, por për t’u rikthyer sërish në bankat e shkollës. Lajmin e bën me dije vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjete sociale ku shkruan se ka kryer Masterin për “Kriminologji” në Universitetin e Drejtësisë, ku dhe është diplomuar së fundmi.

 “Arti dhe Dija kanë ecur paralelisht në jetën time. Edhe pse fakultetin e kam kryer shume vite me parë për shkenca politike, këtë vite sapo mbylla një master ne Kriminologji sociale, një dege që më ka tërhequr gjithmonë. Nga sot, e certifikuar dhe e angazhuar pranë Klinikave të Ligjit, pas përfundimit të praktikës 2-mujore të zhvilluar pranë Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe Qendrave të Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore.

Zgjedhja për të dhënë kontributin tim në ofrimin e shërbimit të Ndihmës Ligjore Falas, nuk është vetëm një detyrë qytetare, por dhe një detyrim moral, për të ofruar më të mirën atyre që s’kanë mundësi! 2024 ka nisur frytshëm dhe jam e bindur që do të përfundojë bukur, (madje dhe me art) ashtu siç jeni mësuar të më shihni e kërkoni! Ju dua #Çili”, shkruan këngëtarja.

 

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori