Gjatë konferencës për shtyp me gazetarët e huaj, kryeministri Edi Rama ironizoi gjithashtu akuzat që e lidhin herë me George Soros e herë me Kushner, ndërsa theksoi se qëllimi i tij është të tërheqë investime në Shqipëri dhe se vendi nuk duhet të bëhet pjesë e përplasjeve politike në SHBA.
"Kur Jared Kuchner dhe Ivanka Trump erdhën këtu, nuk ishte ende e qartë nëse Donald Trump do të shkonte në burg apo në Shtëpinë e Bardhë. Për mua, ata ishin investues amerikanë që pyesnin nëse mund të kishin një shans për të investuar në Shqipëri. Nuk ishin familja e Donald Trumpit, sepse Trump asokohe mund të shkonte në burg sepse përballej me shumë akuza. Por nuk më takonte mua të merresha me këtë. Nga njëra anë më thonë që jam njeriu i Sorosit, nga ana tjetër i Kuchnerit , pa gjejeni kush jam? Unë jam kryeministri i Shqipërisë që dua që të vijnë e të investojnë këtu e të jenë miq të këtij vendi. Nuk mendoj se Shqipëria duhet të jetë ushqim për betejat politike në SHBA. Unë dua që cdo projekt të jetë i bazuar në fakte. Afro 25% më shumë natyrë e gjelbërim është ajo që do të sillet nga projekti sepse këto janë objektivat që kemi., Kushdo që më merr për të mirëqenë gabohet" tha Rama.
Lajmi kryesor:
‘Zvërneci’, Rama: Projekti nuk është anuluar, gënjeshtër! Kompania ende s’ka leje ndërtimi! Protestat? Tregojnë që jemi si çdo vend i BE











