Në dy ditët më të rëndësishme të jetës së tij politike, Hashim Thaçi zgjodhi të mbante të njëjtën kravatë.
Herën e parë ishte më 17 shkurt 2008. Si kryeministër i Kosovës, ai hyri në histori me shpalljen e Pavarësisë. Tetëmbëdhjetë vjet më vonë, më 16 shtator 2026, e njëjta kravatë u pa sërish në sallën e Dhomave të Specializuara në Hagë, ku ai dëgjoi vendimin e shkallës së parë që e dënoi me 25 vjet burg.
Nuk ishte vetëm kravata që tërhoqi vëmendjen. Gjatë leximit të vendimit, Thaçi qëndroi në këmbë, me kokën lart. Në disa momente buzëqeshi dhe ngriti lehtë supet, pa shfaqur emocione të dukshme. Kur gjyqtari i tha të ulej, ai buzëqeshi sërish dhe tha 'okej'.
Zgjedhja e kësaj kravate nuk mund të jetë thjesht rastësi. Fakti që e mbajti në dy momente që shënojnë skajet e rrugëtimit të tij politik – njëri ditën kur Kosova u bë shtet, tjetri ditën kur mori dënimin në Hagë – e ka kthyer atë kravatë në një detaj shumë të komentuar në rrjete sociale.









Komente
Komento