Nga ‘Perëndia e drogës’ Alket Hatija, Kleves Bitro tek çështja e Tahirit, dosjet e ‘nxehta’ që do shqyrtojë Gjykata e Lartë në shtator

Nga ‘Perëndia e drogës’ Alket Hatija, Kleves Bitro tek çështja e Tahirit, dosjet e ‘nxehta’ që do shqyrtojë Gjykata e Lartë në shtator

Gjykata e Lartë

TIRANË- Krahas Gjykatës Kushtetuese, e cila do të vendosë për fatin e Presidentit Ilir Meta dhe për ligjshmërinë ose jo të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019, vëmendja gjatë kësaj vjeshte do të përqendrohet edhe tek Gjykata e Lartë, e cila do të marrë në shqyrtim dosje të ‘nxehta’ që kanë bërë ‘lëmsh’ drejtësinë dhe politikën e Tiranës. Në 7 shtator 2021, Gjykata e Lartë do të marrë në shqyrtim dosjen e Alket Hatijas, një nga baronët e drogës në Itali, i konsideruar nga mediat italiane edhe si ‘Perëndia e drogës’. Hatija kërkohet nga drejtësia italiane, e cila e ka dënuar me 20 vite burg, pasi vetëm gjatë një viti ka arritur të trafikojë në Milano 350 kg heroinë e 190 kg kokainë me vlerë rreth 40 milionë euro.

Pas një beteje të gjatë të prokurorisë, gjyqtari i Apelit Valbon Çekrezi pranoi kërkesën për ekstradimin e Hatijas në Itali. Por ky vendim kundërshtohet nga avokatët e tij në Gjykatën e Lartë, me pretendimin se Hatija rrezikon të vuajë dy herë për të njëjtin dënim. Hatija është dënuar më 10 vite burg në Shqipëri, ku herë pas here është arrestuar nga policia dhe më pas liruar nga gjykata, duke përplasur edhe organet e drejtësisë. Tashmë Gjykata e Lartë do të vendosë për një dosje që ka prodhuar debate dhe polemika për vite më radhë.

Në dhomë këshillimi, Gjykata e Lartë do të marrë në dorë në 7 shtator edhe dosjen e ish-shefit të kabinetit në ministrinë e Punës, Kleves Bitro, i dënuar bashkë me ministrin e PD-së, Siro Ksera, për abuzim me detyrën. Në fakt Bitro është dënuar tre herë. Bitro u shpallur në kërkim që nga viti 2013 për afera në Ministrinë e Punës, ndërsa u arrestua pas dy vitesh në arrati. Ai është dënuar fillimisht në korrik të vitit 2014 me 1.5 vite burg në mungesë, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentesh.

Në tetor të vitit 2013, Bitro u kallëzua dhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, me akuzën se kishte pajisur me dokumente false tre shtetas, të cilët u dërguan në SHBA si të punësuar të ministrisë së Punës. Edhe për këtë çështje, në nëntor 2014, Bitro u shpall fajtor për akuzën e mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, ku u dënua me 2 vjet burg. Pasi u arrestua dhe ndërsa vuante dënim, Bitro mori një tjetër dënim me burg në 7 maj 2015, me 10 muaj burg, pasi i kishte dhënë rregullisht pagën një këshilltari në kabinet, i cili ishte jashtë shtetit.

Në 28 shtator 2021, Gjykata e Lartë do të kalojë për gjykim çështjen e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ish ministri është dënua nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove. Gjykata Speciale e Apelit e rrëzoi këtë vendim dhe e ktheu për rigjykim në shkallën e parë. Tahiri e ka kundërshtuar këtë vendim, pasi kërkon pafajësi. Gjykata e Lartë e ka shqyrtuar çështjen në dhomë këshillimi, duke vendosur kalimin për gjykim. Mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë Gjykata e Lartë për këtë çështje.

Javën e dytë të shtatorit, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë edhe çështjen e gjyqtarit Gjirokastrës, Guximtar Boçi. Ky i fundit kundështon një vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të tetorit 2019, për pezullimin e kthimit të tij në detyrë. Guximtar Boçi u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit të Vlorës, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, për faktin se kishte kërkuar favore seksuale një gruaje për dhënien e një vendimi në favor të saj.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit të tyre në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit të tyre në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët