Nga peshqirët te grimi, 8 artikujt që nuk duhet t’i ruani kurrë në tualet

Nga peshqirët te grimi, 8 artikujt që nuk duhet t’i ruani kurrë në tualet

Foto ilustruese

Nëse jeni në proces rregullimi apo organizimi të shtëpisë, një nga vendet e para që me siguri e mendoni për të vendosur gjëra është tualeti.

Pavarësisht nëse janë produkte higjienike, grim apo ilaçe, mund të mos e dini që jo gjithçka mund të ruhet në këtë hapësirë.

Sipas ekspertes së organizimit, Brooke Hawkins, këto gjëra janë të parat që nuk duhet t’i mbani në tualet dhe ka disa arsye pse.

Ilaçet dhe suplementet
Ilaçet, pavarësisht përdorimit apo kurimit për të cilin përdoren nuk i përkasin asnjë vendi tjetër përveçse kutisë së ilaçeve. Imagjinoni që vitaminat tuaja të kthehen në eksperimente të vogla shkencore nga lagështia dhe nxehtësia që realisht nuk janë miqtë më të mirë të tyre.

Produktet kozmetike
Produktet kozmetike janë të preferuarat e  shumë vajzave por avulli i banjës mund të ndryshojë cilësinë e tyre. Ruajini produktet kryesore të bukurisë në një temperaturë të pranueshme për rutinën e lëkurës. 

Çdo gjë prej letre
Letra dhe lagështia janë kombinimi më i keq, ndaj imagjinoni pak që romani juaj i preferuar të ketë fletë të rrudhosura dhe aromë myku.

Bizhuteritë
Me siguri, shumë nga bizhuteritë i mbani në dhomën e gjumit, por ka shumë prej nesh që i mbajnë ato edhe në lavaman apo te pjesa e dushit. Sipas Hawkins, lagështia  i dëmton bizhuteritë tuaja të çmuara.

Bateritë
Ruajtja e baterive në tualet është e gabuar. Kur kondensimi nga një dush i nxehtë bie në kontakt me bateritë e rikarikueshme, ato humbasin ngarkesën e tyre më shpejt dhe si pasojë edhe funksionin.

Pajisjet elektronike
Spërkatjet aksidentale të ujit mund të dëmtojnë pajisjet elektronike jo të papërshkueshme nga uji. Nëse uji bie në kontakt me komponentë të ndjeshëm, mund të çojë në qarqe të shkurtra dhe dëmtime të pakthyeshme. Për më tepër, përdorimi i pajisjeve elektronike pranë ujit rrit rrezikun e aksidenteve elektrike, të cilat mund të jenë fatale.

Fotografitë
Çdo gjë e rëndësishme për ju, si për shembull fotografitë, nuk duhet të mbahet në tualet. Me kalimin e kohës, kushtet e lagështa apo uji bëjnë që fotografitë të ngjiten së bashku, letra të zbehet dhe të shtohet myku.

Peshqirët shtesë
Banjo është vendi që kërkon më shumë peshqirë, por nëse vendosni të tjerë shtesë, mendoni edhe për mykun dhe aromën që mund të marrin, pikërisht për shkak ambientit.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Nesër marshim për Egli Progën në Tiranë, e motra: Do jem aty jo vetëm për Eglin që na sheh nga lart, por edhe për drejtësinë në emër të tij

Nesër marshim për Egli Progën në Tiranë, e motra: Do jem aty jo vetëm për Eglin që na sheh nga lart, por edhe për drejtësinë në emër të tij