Shkodër/ Tritol agjencisë funerale, vetëm dëme materiale! Nisin hetimet, ja pista ku dyshohet dhe pasojat e shpërthimit (VIDEO dhe FOTO)

Shkodër- Një sasi eksplozivi shpërtheu mëngjesin e sotëm (29 Gusht) në qytetin e Shkodrës.

Objektivi ishte një agjenci funerale e cila sapo ishte hapur, teksa nuk u regjistruan viktima apo të lënduar, por vetëm dëme materiale. Lënda plasëse ishte vendosur në derën e subjektit që kujdeset për procesionet mortore.

Shpërthimi sipas policisë vendore u dëgjua rreth orës 03:20, kurse agjencia është në pronësi të Flora Firza, e cila gjithashtu po merret në pyetje për dyshimet që ka.

Persona të paidentifikuar dyshohet se janë afruar të maskuar duke vendosur tritolin dhe më pas janë larguar me shpejtësi. "Shqiptarja.com" dhe "Report TV" kanë siguruar edhe pamjet e pasojave të këtij shpërthimi, ku dallohen qartë dera e shkatërruar, një gropë në dysheme dhe materiale të dëmtuara.

Pista e parë e hetimit mbetet ajo e konkurrencës, teksa Policia ndodhet në vendngjarje për shoqërime, mbledhje provash dhe dëshmish, si dhe ndjekjen dhe kapjen e autorëve të krimit.

"Rreth orës 03:20, në lagjen "Skenderbeg", në derën e një agjencie funerale në pronësi të shtetases F. F., (Flora Firza) është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve", thuhet në njoftimin zyrtar paraprak të policisë.

Grupi hetimor dhe prokurori i gatshëm po kërkojnë edhe për pamje të kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi shpërthimi.

1724913180_6d977f94619045be9536417c04f9b458.jpg

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:46
VIDEO/ Ja pasojat që la shpërthimi i tritolit në agjencinë funerale: Dera e shkatërruar, një gropë në dysheme dhe materiale të dëmtuara

Këto që shihni në pamje janë dëmet e shkaktuara nga shpërthimi i fuqishëm i eksplozivit, në derën e agjencisë funerale në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:20 të mëngjesit të sotëm në lagjen "Skënderbeg", kurse subjekti rezulton se është në pronësi të Flora Firza.

Sipas policisë vendore, autorët, ende të paidentifikuar, kanë vendosur një sasi të vogël tritoli në derën hyrëse të agjencisë (pesha ende e papërcaktuar nga ekspertët), bazuar te hetime paraprake dhe këqyrja e vendngjarjes.

Dëmet janë në materiale dhe pamjet në video të dërguara nga gazetari Ergys Kavaja, tregojnë vatrën e shpërthimit, dera e shkatërruar plotësisht, çarja e dyshemesë me një gropë në mes, vendi i nxirë përreth nga gjurma shpërthyese e TNT-së dhe sende materiale të dëmtuara afër zonës së shpërthimit.

Për fat të mirë nuk ka të lënduar, pasi në momentin e shpërthimit në subjekt nuk ndodhej askush.

Policia ka nisur hetimet me verifikimin e pamjeve të kamerave të sigurisë, pyetjen e pronares dhe dëshmitarëve, teksa pista kryesore mbetet konkurrenca në biznes, pa përjashtuar edhe hipotezat e tjera të mundshme kriminalistike. Hetimet janë ende aktive sipas policisë lokale.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ja pasojat që la shpërthimi i tritolit në agjencinë funerale: Dera e shkatërruar, një gropë në dysheme dhe materiale të dëmtuara

VIDEO/ Ja pasojat që la shpërthimi i tritolit në agjencinë funerale: Dera e shkatërruar, një gropë në dysheme dhe materiale të dëmtuara