Jo më shumë se 3 vite më parë, dikur veç një derrkuce e vogël, ajo u shpëtua nga thertorja fal talentit të saj në pikturë. Sot dosa me emrin Pigcasso po pushton botën e artit. Pikturat e saj po shiten për mijëra dollarë, madje ajo ka nisur bashkëpunimin me kompaninë zvicerane Swatch, për të dizenjuar rripat e orëve.
Pigcasso sot jeton në një fermë në Cape Town, në Afrikën e Jugut, në pronësi të Joanne Lefson, gruaja që e shpëtoi nga rreziku që të bëhej proshutë dhe biftek. Pasi e strehoi në fermën e saj, Joanne i dha asaj disa furça, kanavac dhe bojra jo toksike, përzierje të panxharit dhe bojës akrilike, të përshtatshme për fëmijët, në mënyrë që dosa të krijonte kryeveprat e saj ekspresioniste abstrakte, të cilat sot shiten nga 500 deri 4000 dollarë.
“Pigcasso është shumë ndryshe nga derrat e tjerë. Përveçse ajo është e zgjuar, kurioze dhe inteligjente, ka dhe talent të rrallë në pikturë. Unë jam krenare me të” - shprehet Joanne Lefson.
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/5c8a0cbc32642proshuta kronike.jpg)
Biznesi i pikturave deri më tani ka rezultuar mjaft i suksesshëm po të kemi parasysh se nëse do të përfundonte në thertore, nga Pigcasso do të fitoheshin vetëm 500 dollarë kurse deri tani prej veprave të artit janë grumbulluar rreth 145.000 dollarë, madje Joanne ka vendosur që të hap një ekspozitë me veprat e saj. Nga proshutë në ekspozitën e artit, duket njësoj si të thuash se “derrat fluturojnë” /Përgatiti Ilir Çuçi
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
36.2%
-
Jo
53.9%
-
Nuk e di
9.9%
Vota total: 5778
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Detaje të reja/ Do shpërthente tragetin konkurrent ‘Finikas Lines’ të linjës Sarandë - Korfuz, SMS-ja 'Welcome to Greece” i mori jetën biznesmenit Nelaj
29 Korrik, 22:58
-
Kafe, cigare dhe limonadë - liberalë e konservatorë 100 vjet më parë!
29 Korrik, 22:48
-
Grupi rus Wagner pëson humbje të mëdha në Sahel të Afrikës
29 Korrik, 22:34
-
Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës
29 Korrik, 22:26
-
Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë
29 Korrik, 22:11
-
Olimpiket 2024/ Luiza Gega dhe Franko Burraj nisen drejt Parisit! Atletja: Synoj më të mirën, gara do të jetë më e fortë
29 Korrik, 21:50
-
Të shtëna me armë në një park në New York, vriten 2 gra dhe plagosen 5 të tjerë
29 Korrik, 21:48
-
Trafikoi qindra njerëz drejt Britanisë, dënohet me 10 vite burg 24- vjeçari shqiptar! Bashkëpunëtor i rrjetit iranian
29 Korrik, 21:13
-
Vendet perëndimore u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen nga Libani
29 Korrik, 21:08
-
Mero Baze: Kongresi përballë socialistëve indiferentë dhe demokratëve si tifozë të zjarrtë të tij
29 Korrik, 21:05
-
Merr fund ëndrra e boksieres nga Kosova, Donjeta Sadikut për medalje në Paris 2024
29 Korrik, 20:57
-
SHBA jep 1.7 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën
29 Korrik, 20:27
Edi piktori
Përgjigju