'Nga punësimet me urdhër partie, te gjyqësori i korruptuar', Rama: Protestuesit e vrarë nga dyert e shtetit trajtoheshin si kriminelë

Në fjalën e tij në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit me ministrat dhe deputetët e grupit parlamentar kryeministri Edi Rama u ndal te punësimet para se PS të vinte në pushtet.

“Punësimet në çdo institucione komisariat e ambulancë bëheshin me urdhër partie me ndërhyrje deputeti e me lekë. Për ata që nuk kishin parti apo lidhje me ndonjë Bajraktar, vetëm me lekë. Më i dobëti gjithmonë digjej, prokurorët dhe gjykatësit jetonin në rrethimin e llumit të ryshfeteve. Kurse të lidhurit pas qerres së pushtetit politik jepnin dhe merrnin favore të paligjshme”, tha ai.

Një koment bëri edhe për vrasjen e protestuesve të 21 janarit.

“Protestat kishin mbetur vetëm punë e PS. Protestuesit e vrarë nga dyert e shtetit trajtoheshin si kriminelë që kishin marrë thjesht atë qe meritonin kurse për drejtësinë vrasjet e ishin gabime teknike”, shtoi Rama.

Sa i përket imazhit të Shqipërisë, Rama tha se dikur lajmet ishin vetëm të zeza në shtypin botëror.

“Lajmet për Shqipërinë ishin sa të rralla dhe te zeza nëpër botë, madje kur flitej thuhej sesa shumë plehra kishte. Shqiptarët nëpër botë nuk guxonin të përmendim emrin e Shqipërisë. Pandëshkueshmëria ishte në sytë e ndërkombëtarëve për Shqipërinë. Për ata që 10 vite më parë ishin fëmijë, kjo tablo mund të duket si pjellë e imagjinatës time por çdo familje shqiptare e ka jetuar dhe e ka të qartë. Sot pasqyra është krejt tjetër”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: 'Luftë’ korrupsionit, edhe brenda radhëve tona! Nismën 'Shqipëria 2030' e finalizojmë me integrimin në BE! Tradhtar kush punon për xhepin


B.K/S.Ç/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Fran Frrokajn

Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Fran Frrokajn