Një ushtri e tërë militantësh, mes të cilëve punonjës të bashkive që drejtohen nga demokratë, të kamufluar si shqiptarë të zakonshëm e në nevojë, duket se janë angazhuar mbrëmjen e djeshme për të komentuar dhe diskretituar Shqipërinë në faqen zyrtare të emisionit “Porta a Porta”, ku po fliste Kryeministri Rama.

Këta individë si personi me emrin Alket Haziraj, i cili rezulton punonjës i Bashkisë Kamëz, kanë shkruar se shqiptarët sot janë pjesë e botës kriminale e se Shqipëria është sot një vend i drogës.

Më tej, komentuesi Ergys Ivziku, është kryetar i forumit rinor të PD Shkodër, i punësuar në një nga institucionet e varësisë të Bashkisë Shkodër.

Alban Lutfija, nga Shkodra, ka mbajtur në kohën e qeverisjes së PD detyrën e Drejtorit të Mbledhjes së Borxhit në Drejtorinë e Tatimeve.

Gjithashtu janë edhe militantë të tjerë nga selia e PD, ithtarë të Bashës që janë angazhuar me komente, në të cilat prezantohen si qytetarë që po vuajnë nga qeverisja e Ramës.

Militantët e PD nuk kanë kursyer as mllefin dhe fyerjet ndaj Kryeministrit Rama. Por çfarë tregon kjo për nivelin dhe situatën e opozitës shqiptare?

Lulzim Basha pretendon nga mëngjesi në mbremje se ka me vete shqiptarët e zakonshëm, ata pa parti, por sic tregojnë këto organizime nga selia e partisë demokratike, ata që sulmojnë Kryeministrin dhe Shqipërinë janë vetëm një grup militantësh të organizuar.

E në këtë mënyrë kuptohet se nuk paskemi të bëjmë me një revoltë popullore, por vetëm me disa militantë që për interesat e partisë, i nxijnë fytyrën Shqipërisë/ LEXO.AL