‘Nga qelia i dërgoja letra më tha, djalin mos e kërko’/ Rrëfehet babai i penduar: Kam 10 vite që nuk e shikoj

Një muaj më parë fitoi lirinë, ndërsa këtë të premte Ermal Shehu iu drejtua emisonit ’Pa Gjurmë’, në Report TV për të kërkuar një takim me të birin 14-vjeçar, i cili jeton me nënën, pas divorcit të prindërve. Vitet në burg nuk kanë qenë të lehta për 42-vjeçarin, por dënimi më i madh për të ishte ndarja me të birin, pasi ish-gruaja nuk e lejon ta takojë.

Kam dalë nga burgu më 12 shkurt të këtij viti. Kam qenë i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike. Në gjithë këto vite që kam qenë pas hekurave djalin nuk e pashë më. Tani që kam fituar lirinë, për mua jeta nuk ka kuptim pa djalin tim. Unë kam asnjë informacion se ku ndodhet, vetëm di që është në Shqipëri. Një javë më parë i kam dëgjuar vetëm zërin, më thërriti: "Baba". Di edhe që është në një skuadër futbolli dhe se ka fituar disa kupa.

VIDEO/Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'

14-vjeçari që kërkohet nga babai në ’Pa Gjurmë’ u lind në Itali, por sot jeton me nënën e tij në Shqipëri. Ish-gruaja e Ermalit i kërkoi këtij të fundit, një javë më parë, se nëse nuk do të paguante detyrimin financiar, për vitet që ajo u kujdes e vetme për të birin, djalin do ta dërgojë në shtëpinë e fëmijës. Kur çifti u divorcuan, para se Ermali të përfundonte në burg, ish-gruaja e detyroi të firmoste një dokument që ajo të merrte kujdestarinë e fëmijës, në momentin kur ai gjendej në spital, për shkak të problemeve me depresionin.

Në vitin 2006 ne krijuam familjen tonë në Itali, vit në të cilin lindi edhe djali. Ai u rrit me mua deri në moshën 4 vjeçare. Situata u bë shumë e vështirë, kështu që një ditë përfundova te spitalin psikiatrik, sepse kalova në depresion. Nëna e refuzonte fëmijën. Pas disa kohësh pranoi ta marrë me kushtin që të firmosja disa dokumente. Nuk isha i vetëdijshëm çfarë po bëja, ndërsa nëna e tij kishte përgatitur gjithë skenarin për të më ndarë nga djali. Kur firmosa ndarjen, më tha se nuk kisha detyrime, por më mashtroi. Në 2016 më solli disa fotografi të djalit dhe më tha që djali nuk do të ta shoh më. Kur mësova, që është në Shqipëri u mërzita shumë, sepse karriera e tij është në Itali. Dy ditë para se të dilja nga burgu, nëna e djalit më kërcënoi, “nëse nuk merr djalin, do ta çoj në shtëpinë e fëmijës”. Pasi dola nga burgu ndryshoi mendje. Nuk e kuptoj! Unë jam i gatshëm për të mbajtur djalin. Ai ka nevojë për babain e tij’, shprehet Ermali

Çifti ishin shumë të rinj kur u njohën, por xhelozia u bë shkak i debateve në çift, ku nuk mungoi dhe tradhëtia mes dy partnerëve. Pas një jete të dyfishtë, ku hakmarrja ndaj njëri tjetrit bie mbi djalin, pas tre viteve ata i dhanë fund kësaj marrëdhënie.

O.D./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale