Një vatër zjarri e shtrirë në tri pika me intensitet të lartë raportohet në Lezhë, sipas një kontrolli të kryer me dron. Për fikjen po kërkohet ndërhyrje nga ajri. Nga verifikimet e bëra sot në mëngjes janë konstatuar 10 shtëpi të djegura.
Në Kurbin, situata mbetet e njëjtë pasi zjarri vijon të djegë bar në një vijë prej 3-4 kilometrash. Ndërhyrja me mjete e forca tokësore nuk është e mundur, ndërsa nga ajri është vështirë shuarja e plotë e zjarrit për shkak të shpërndarjes nga era.
Në fshatrat Kalivaç e Zimaj, raportohet paraprakisht të jenë djegur 200 hektarë. Shkalla e plotë e dëmeve është ende në vlerësim.
Lajm në përditësim...







Komente
Komento