TIRANË- Një prej emisioneve më të famshme në botë mbi thesaret e tokës i ka dedikuar një spot publicitar turizmit në Shqipëri. ‘BBC World News ka ‘zbritur’ në vendin tonë për të eksploruar mrekullitë e Shqipërisë e për t’ia paraqitur ato të gjithë botës. Ky spot do të transmetohet më 21-22 janar. Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka ndarë një pjesë të shkurtër nga ky spot, ndërsa shkruan se kjo ishte diçka e paimagjinueshme vite më parë, por ka ardhur vetëm si pasojë e investimeve që kanë bërë në turizëm.
“Mirëmëngjesi dhe me kënaqësinë e veçantë të spotit publicitar të një prej emisioneve më të famshme në botë mbi thesaret e tokës, i cili ka një audiencë gjysmë miliardë shikues në vit, e më 21-22 janar shfaq “mrekullitë e Shqipërisë” në kanalin BBC World News, diçka e paimagjinueshme deri kur Shqipëria turistike nisi të marrë formën që po i japim vit pas viti, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.
Është gazetarja Bettany Huges e cila ka ardhur në Shqipëri për të realizuar spotin, ndërsa në video thotë se Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, në të cilat mund të gjesh edhe site arkeologjike ku mund të njohësh kulturën e vendit.
“Bashkohuni me mua, Bettany Huges teksa eksploroj mrekullitë e Shqipërisë. Një nga qytetet mahnitëse romake te arkeologjia e mesjetës së hershme, nga xhevahiret e qytetërimit osman deri te bunkerët brutalë komunistë. Unë do të zbuloj kulturën e larmishme të kësaj toke enigmatike”, thuhet në video.
Promovimi i Shqipërisë po gjen gjithë e më shumë hapësira në mediat e huaja të cilat sugjerojnë vendin tonë për t’u vizituar. Edhe guida franceze ‘Petit Futé’ ka sugjeruar Shqipërinë si një ndër destinacionet që duhen vizituar në vitin 2023, madje i ka kushtuar një botim të dedikuar turizmit në vendin tonë. Gazeta më e madhe belge “Le Soir” e ka cilësuar jugun e Shqipërisë si ‘Maldivet në zemër të Europës’, ndërsa fton pushuesit belgë që të mos e humbin këtë destinacion.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2085
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shteti Bektashi, Berisha e sulmon dhe e quan projekt antikushtetues dhe antishqiptar: Edi Rama, thikë pas shpine besimit mysliman
25 Janar, 20:08
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Fjala e PLOTË e Ramës për Shtetin Bektashi: Testament kombëtar, jo sekt fetar! Qendrën botërore në Shqipëri, të tjerët do e kishin shpikur
25 Janar, 14:01
-
Shteti Bektashi, Rama: Status si Vatikani, një emblemë nga e cila s'keni pse trembeni! Nuk erdhën këtu me ushtarë, janë komunitet drejt shuarjes
25 Janar, 12:51
-
Rama podcast me profesorin e PD që 'nuk i jep votën': Pavarësia e drejtësisë?! Skandaloze, gjyqtarët i rritën pagat vetes
25 Janar, 10:43
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
Rama: Një grup kriminelësh në Onkologjik shkaktuan situatë dramatike! Me izraelitët e kthejmë QSUT në qendër ekselence! Rastet e rënda të fëmijëve do kurohen në Izrael
24 Janar, 11:37
-
Gati projektligji/ Krijohet ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ me fokus tek bujqësia! Rama: Motor zhvillimi për ekonominë, 250 mln € kredi të buta për biznesin
24 Janar, 10:15
-
Laboratorë Smart për mbi 35 mijë nxënës, do shtohen edhe në 615 shkolla të tjera
24 Janar, 08:51
-
FOTOLAJM/ Aleks Soros takohet me kryeministrin Rama në Davos: Shqipëria e para nga të gjitha
23 Janar, 18:42
-
Shqipëria në panairin e turizmit në Madrid, Rama: Qendër vizitorësh nga e gjithë bota
23 Janar, 17:01