‘Maldivet në zemër të Europës’, gazeta belge promovon Shqipërinë: Plazhi i Ksamilit s’duhet humbur

‘Maldivet në zemër të Europës’, gazeta belge promovon Shqipërinë: Plazhi i Ksamilit s’duhet humbur

Ksamil

TIRANË- ‘Maldivet në zemër të Europës’, kështu i fton gazeta “Le Soir” pushuesit belgë që të vizitojnë plazhet e Shqipërisë. Në një artikull kushtuar plazheve më të bukura, gazeta më e madhe belge sugjeron Ksamilin, në jug të vendit tonë, duke e konsideruar si një ndër destinacionet që nuk duhet humbur.

Një vend ideal për të gjithë pushuesit që duan të zgjedhin plazhe si në parajse e cilëson gazeta belge Ksamilin, ndërsa thotë se mund të vizitohen edhe shumë gjire të tjera të fshehura me bukur që të lënë pa fjalë. Përveç bukurive natyrore, “Le Soir” ndalet edhe tek akomodimet në hotelet cilësore, por sugjeron edhe vizita në site arkeologjike.

“Ksamili, i vendosur në jug të vendit konsiderohet një nga plazhet më të bukur në Evropë. Për shkak se Riviera Shqiptare është shumë më shumë se 100 km vijë bregdetare, ajo ka gjithashtu limane të fshehura dhe zona arkeologjike që lënë pa frymë. Prej disa kohësh, Ksamili është kthyer në vendin e duhur dhe mund të gjesh shumë hotele luksoze që të kujtojnë ato në Maldive”, thuhet në artikull.

Artikullin e ka ndarë edhe kryeministri Edi Rama, i cili thotë se edhe një tjetër media e huaj po i bën jehonë Shqipërisë turistike.

“Pas BBC në Britani, ftesa e radhës vjen nga gazeta më e madhe në Belgjikë #LeSoir që në këto ditë të para janari promovon Shqipërinë si “Maldivet në zemër të Europës”, duke i bërë jehonë plazheve të Ksamilit, gjireve të vijës bregdetare, akomodimit në hotelet cilësore dhe siteve arkeologjike që duhen vizituar se s’bën”, shkruan Rama.

Promovimi i Shqipërisë po gjen gjithë e më shumë hapësira në mediat e huaja të cilat sugjerojnë vendin tonë për t’u vizituar. Edhe guida franceze ‘Petit Futé’ ka sugjeruar Shqipërinë si një ndër destinacionet që duhen vizituar në vitin 2023, madje i ka kushtuar një botim të dedikuar turizmit në vendin tonë.

Artikulli i gazetës “Le Soir”

Janari konsiderohet si muaji më i trishtë i vitit. Po sikur ta zbusni zemrën duke e planifikuar që tani udhëtimin e rradhës? Drejt Europës lindore, ku shplodhja është e garantuar! Nuk ka nevojë të shkosh gjithmonë larg për të ndryshuar vend, për të zbuluar botën e për t’u shkëputur krejtësisht. Faqja “Staycation”arriti që gjatë krizës të bindë shumë njerëz të bënin udhëtime më pranë shtëpisë, deri në atë pikë sa zakonet tona të udhëtimit ndryshuan. Nuk bëhet më fjalë për t’i hipur avionit e për të ikur në anën tjetër të botës duke shkaktuar një dëm kolosal mjedisor, sepse ka ardhur momenti për t’u maturuar dhe për të rishikuar mënyrën tonë të të udhëtuarit. Ky është prioriteteti kryesor. Megjithatë, kjo s’do të thotë të privohemi nga udhëtimi: pas dy vitesh pandemie, kemi nevojë të rigjenerohemi më shumë se kurrë, e të udhëtuarit padyshim që na mundëson të shplodhemi. Por ku duhet të shkojmë pa patur një impakt ekologjik aq të lartë sa me të drejtë, na bën të ndihemi fajtorë?

Parajsë, por jo e magjepsur

Nëse ëndërroni rrugë të gjata me rërë të bardhë dhe laguna blu, me siguri ju shkon mendja tek Maldivet. Me 8256 kilometrat që ndajnë kryeqytetintonë nga ky arkipelag që gjendet jashtë Oqeanit Indian dhe 10 orë e gjysmë fluturim direkt nga Brukseli, ky destinacion është shumë larg në listën eambientalistëve dhe atyre që duan të reduktojnëndikimin e tyre negativ në planet. Përveç të qenit një destinacion shumë i largët, prapaskenat e këtij ishulli “parajsë” kanë larguarshumë njerëz, veçanërisht për shkak të menaxhimit të dobët të mbetjeve, gjë që në dekadat e fundit i ka dhënë atij pseudonimin “ishulli i plehrave”.

Xhevahiri i Adriatikut

Po sikur t'ju thoshim se mund të gjeni plazhe si në Maldiveve pa u larguar nga Evropa? E keni të vështirë ta besoni? Në Tik-Tok dhe Instagram një destinacion është gjithë bujë: është Shqipëria, e pozicionuar në gadishullin Ballkanik në Evropën Juglindore. 2136 kilometra larg kryeqytetit tonë, Shqipëria shfaqet si një vend ideal për ata që janë në kërkim të hapësirave të mëdha si parajsë. Në rrjetet sociale tashmë përdoret edhe pseudonimi “Maldives of Europe”.

Ksamili, i vendosur në jug të vendit konsiderohet një nga plazhet më të bukur në Evropë. Për shkak se Riviera Shqiptare është shumë më shumë se 100 km vijë bregdetare, ajo ka gjithashtu limane të fshehura dhe zona arkeologjike që lënë pa frymë. Prej disa kohësh, Ksamili është kthyer në vendin e duhur dhe mund të gjesh shumë hotele luksoze që të kujtojnë ato në Maldive. Një nga pikat më të nxehta? Padyshim plazhi i Pemës së Thatë, me shezlongët me rrjetë me pamje nga deti.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A. N.: 06/01/2023 23:47

    Jemi ne vend te 123 ne bote me vetem 362km bregdet ndersa Kroacia pak me lart nesh ka 5800km, Greqia 13700km, Italia 7900km dhe asnjera s'paska bukurite qe paska bregdeti jone.

    Përgjigju
  • Rererers: 06/01/2023 19:30

    Popull leshi ksamili..hajduta

    Përgjigju
  • Or tej: 06/01/2023 16:53

    Rrena me bisht or teeeejjjjj

    Përgjigju
    • Shkodrani-Belgjike: 06/01/2023 17:11

      Or tej shko flej, se kjeke mrapa me realitetin.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja