Nga Sao Paolo në Lushnjë, Sylvinho dhe ndihmësit e tij pajisen me pasaportën shqiptare: Faleminderit popullit që besoi tek puna jonë

Trajneri brazilian i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho Mendes Campos Junior ka marrë pasaportë shqiptare.

Sylvinho u betua si qytetar i Lushnjes, që do të thotë se gjendjen civile do ta ketë në Lushnje. Trajneri do të jetë banor i lagjes “Çlirimi” të këtij qyteti, teksa ka udhëtuar këtë të martë për procedurat e nevojshme. Edhe dy ndihmësit e Sylvinho, Zabaleta dhe Doriva morën pasaportë shqiptare dhe do të jenë me vendbanim në Lushnje.

Në fund të vitit 2013, presidenti Bajram Begaj shpalli dekretin për dhënien e pasaportës shqiptare për trajnerin e Kombëtares. I lindur në Sao Paolo, në jetën e tij Sylvinho s'do e kishte menduar se do ishte banor i Lushnjës. Kështu, në Euro 2024 Shqipëria do jetë me një trajner 'shqiptar'.

Në ceremoninë e zhvilluar në shtëpinë muze të Kongresit të Lushnjës, Sylvinho dhe ndihmësit e tij firmosën aktin zyrtar. Të pranishëm në ceremoni ishin edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe kryebashkiakja e Lushnjës Eriselda Sefa, të cilët uruan tre qytetarët e ri lushnjarë.

"Jam shumë i nderuar që të përshendes në këtë cermoni të thjeshtë, por shumë kuptimplotë. Mes tyre janë edhe treshja e Kombëtares. Jemi në një moment historik për kualifikimin e dytë. Gjej rastin të falenderoj stafin. Sot jemi këtu për cermoninë e betimit, si qytetar të denjë të Lushnjës dhe Shqipërisë. Ju nxis për të vijuar formën e mirë edhe në Euro 2024. Kemi tre ndeshje finale, me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Kombëtarja është një ekip me shumë zemër. Urime, nga sot Silvio, Pablo, Doriva janë lushjarë", tha Balla.

Ndërkohë trajneri brazilian që së shpejti do të pajiset me pasaportën shqiptare u shpreh në fjalën e tij mirënjohës ndaj popullit shqiptar, teksa shikon përpara drejt sfidave të forta në europianin gjerman, ku kombëtarja kuqezi do të përballet me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.

'Dua të falenderoj popullin shqiptar që besoi në punën tonë. Dua të falenderoj Federatën dhe të gjithë Shqipërinë. Jemi shumë të lumtur. Kemi bërë një punë shumë të mirë të gjithë së bashku, por shumë afër na pret një sfidë shumë e rëndësishme’ tha Sylvinho duke thënë në shqip dhe “Faleminderit’.', 

S.Dh/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • wee: 21/05/2024 19:53

    me cfare merite keta ??? apo hajt te shtojme popullsine meqe po ikin te gjithe

    Përgjigju
  • Silvi: 21/05/2024 17:37

    Po pse ne Lushnje?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i TikTok pas vrasjes së Martinit, Rama i përgjigjet sulmeve: Dy Shqipëri përballë tragjedisë, një që reflekton dhe një që bën farsë

Bllokimi i TikTok pas vrasjes së Martinit, Rama i përgjigjet sulmeve: Dy Shqipëri përballë tragjedisë, një që reflekton dhe një që bën farsë