Reshjet intensive të borës dhe temperaturat e ulëta kanë "mbërthyer" gjysmën e Shqipërisë. Reshjet nuk mungojnë as në veri të vendit, por ajo që vlen të theksohet është se bora ka zbardhur edhe bregdetin si rrallë ndonjëherë. Shqiptarja.com sjell fotogalerinë nga disa zona të vendit me momentet më mbresëlënëse. Saranda, Dhërmiu dhe Palasa janë zgjuar sot me flokë dëbore të cilët kanë mbuluar plazhin, duke surprizuar jo pak banorët vendas por edhe turistët. Parku Kombëtar i Llogarasë gjithashtu ofron një panoramë fantastike. Fshati Nivicë në Vlorë përgjatë dy ditëve është mbuluar nga petku i bardhë. Dardha, Voskopoja dhe vetë qyteti i Korçës janë përrallë më vete, ndërsa janë të shumtë turistët që kanë përjetuar bukurinë dimërore duke e bërë të vështirë largimin prej tyre. Reshje bore ka pasur edhe në Gjirokastër. Qyteti i gurtë shkëlqen edhe më shumë në këto ditë të ftohta dimri me borën prezente mbi të. Reshjet e dëborës kanë zbardhur mbi 80% të territorit, ndërsa vetëm Tirana, Elbasani, Fieri dhe Durrësi janë qytetet ku ende nuk kanë rënë flokët e parë.
Lajmi kryesor: