Nga senatori më i ri në historinë e SHBA në presidentin më të vjetër...Profili i Joe Biden, politikani që nuk hoqi kurrë dorë

Nga senatori më i ri në historinë e SHBA në presidentin më të vjetër...Profili i Joe Biden, politikani që nuk hoqi kurrë dorë

Joe Biden

Është presidenti i 46 në historinë e SHBA dhe më i vjetri në historinë e saj. Joe Biden, sot u riktheu shpresën amerikanëve për ndryshim.

Ai është shembulli i vërtët i shprehjes se nuk duhet dorëzuar kurrë, pasi dy herë më parë më 1987 dhe 2008, ai dështoi në zgjedhjen e tij si I nominuari I partisë demokratike.

77-vjeçari i lindur me 20 nëntor të vitit 1942 në Pensilvani. Ai është diplomuar për Shkenca juridike në Universitetin e New Yorkut. Pas përfundimit të studimeve ai kthehet në Delaëare, aty ku punoi si avokat për disa kohë para se të futej në politikë. Në 1972 ai zgjidhet senator në SHBA, duke u bërë në atë kohë senatori më I ri në historinë e SHBA.

Jeta e Bidenit në atë kohë do të goditej nga tragjeditë mëdha, ku do të humbiste gruan dhe të bijën në një aksident. Ai bëri betimin për Senat nga dhoma e spitalit ku po qëndronte me djemtë, Beau dhe Hunter, që i mbijetuan aksidentit.

Në 1977 Joe Biden martohet sërish me Jill Jacobs, një mësuese anglishtje në atë kohë.

Në 1988 ai paraqiti kandidaturën si president I SHBA për herë të parë, të cilën e tërhoqi mbrapsht pasi pranoi se kishte kopjuar një fjalim.

Gjatë kohës që ai shërbeu si senator Biden ka shfaqur interes të madh për politikën e jashtme, veccanërisht për situatën Irak dhe ka kërkuar me insistim ndërhyrjen në Kosovë gjatë luftës.

Biden i kishte kandiduar më 2008 për të marrë nominimin për president,por më pas u tërhoq dhe iu bashkua Obamës.

Tetë vjetët e tij në administratën e Obamas ia mundësuan politikës së Bidenit të konsiderohet si trashëgimi e udhëheqjes së Obamas.

Lidhja e tij me Obaman – të cilin e quan “vëlla” – mund të ketë kontribuar po ashtu që të marrë vota në mesin e votuesve afro-amerikan.

Dy mandatet e Bidenit në përkrahjen e presidentit të parë me ngjyrë erdhën pas një karriere të gjatë politike. Tani ai ka fituar zgjedhjet me Kamala Harrisin që do të jetë gruaja e parë zëvendëspresidente në historitë SHBA-së.

Më 2015, jeta e Biden do të goditej nga një tragjedi tjetër, I biri I tij Beau vdiq nga kanceri në tru në moshën 46-vjeçare dhe rikandidimi i tij ka arrdhur si premtim ndaj birit të ndjerë.

Bideni më 20 janar zyrtarisht pritet të marrë postin e presidentit pasi ka marrë deri tash 290 vota elektorale, 20 më shumë se pragu i mjaftueshëm për të fituar zgjedhjet.


Lajmi kryesor:

Biden presidenti i ri i SHBA-ve, mund bindshëm Donald Trump: Jam nderuar! Do ju përfaqësoj të gjithëve, edhe juve që s'më keni votuar! Amerikanët në festë


E.M./G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!