Biden presidenti i ri i SHBA-ve, mund bindshëm Donald Trump: Jam nderuar! Do ju përfaqësoj të gjithëve, edhe juve që s'më keni votuar! Amerikanët në festë

TIRANË- Joe Biden është presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Me 20 votat elektorale të Pensilvanisë, Biden tani ka një total prej 290 votash elektorale, nga 270 që i nevojiteshin për të marrë shtëpinë e Bardhë, ndërkohë që kundërshtari i tij, Donald Trump ka marrë 214.

Ai do të marrë detyrën në janar, në pritje të vendimeve pas padive të paralajmëruar nga Trump.

Biden do të futen në historinë e SHBA-së ai presidenti më i vjetër, i cili mori këtë post në moshën 77-vjeçare. Para se të bëhej i kandidat për president i Demokratëve, Biden shërbeu si zv. president në administratën Obama. Ai është gjithashtu senatori më jetëgjatë i Delaware.

Gjatë gjithë fushatës së tij, Biden ka argumentuar se "shpirti i kombit" është në rrezik dhe ka premtuar se ai do ta shërojë një vend të shkatërruar nga presidenca e Trump.

Rezultati 'live' në Shqiptarja.com i fitores së Joe Biden

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:52
Nga heqja e dënimit me vdekje, zgjidhja e racizmit, rritja e pagës minimale...politikat kyçe të Joe Biden

COVID-19
Një nga zotimet e Biden për pandemisë botërore është testimi pa pagesë për të gjithë popullin, por edhe një studim shumë i mirë epidemiologjik me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit. Ndë ndryshim nga Donald Trump, ai është pro maskës me detyrim.

Ekonomia dhe punësimi
Rritja e pagës minimale dhe investimi e tranzicioni drejt energjisë së gjelbër kanë qenë fokusi i planin të tij në aspektin ekonomik. Ai gjithashtu ka thënë se do të investojë 2 trilionë dollarë drejt energjisë së gjelbër me argumentin se kjo do të ndihmonte klasën punëtore.

Racizmi
Për një nga problematikat më kryesore në SHBA, siç është racizmi, për Joe Biden zgjidhja është programe të mirëfillta ekonomike dhe sociale. Ai e ka pranuar se "racizmi eksizton në SHBA".  Gjithashtu ai ka propozuar politika për të reduktuar numrin e të burgosurve dhe se do të adresojë diskriminimet sistematike me bazë gjinore dhe racore. Biden ka deklaruar se do të krijojë një fond prej 20 miliardë dollarësh për programe që do i ndihmojnë shtetet që të reduktojnë numrin e të burgosurve, dekriminalizimin e kanabisit dhe heqjen e dënimit me vdekje.

Politikat e jashtme
Në këtë drejtim Biden është i qartë. Prioriteti i tij do jetë së pari për çështjet kombëtare. Një nga premtimet e tij është të rregullojë marrëdhëniet e SHBA me aleatët historik, veçanërisht NATO. Sa i përket marrëdhënieve të acaruara me Kinën që kanë qenë nën drejtimin e Trump, ai ka propozuar koalicione ndërkombëtare për të cilat vetë Kina do të kishte interesat e saj.

Emigracioni
Me ardhjen e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden ka deklaruar se që në 100 ditët e para në detyrë do të “kthejë të gjitha politikat e Trump” që ndajnë prindërit nga fëmijët në kufirin me Meksikën, shfuqizimin e limiteve për numrat e aplikimeve për azil dhe heqjen e ndalimit të udhëtimeve nga disa vende me shumicë myslimane.

Ndryshimet klimatike

Joe Biden i ka cilësuar ndryshimet klimatike si një “rrezik ekzistencial” dhe se do të përpiqet të bindë më shumë shtete që të ulin emetimet duke iu bashkuar Marrëveshjes së Parisit, nga e cila Trump u tërhoq. Ai kërkon që Shtetet e Bashkuara të kenë emetime zero deri në vitin 2050, angazhim i cili ka përkrahjen të 60 shteteve në botë.

Ora 22:48
Kush është Kamala Harris, e para zëvëndëspresidente grua në historinë e SHBA...Ëndrra amerikane e bërë realitet!

Një ëndërr amerikane e bërë realitet, është kjo historia e Kamala Harris, gruas së parë zëvëndëspresidente në historinë e SHBA.

Një grua e cila me vendosmërinë dhe guximin e saj, arriti të thyente të gjitha paragjykimet dhe të bëhëj modeli insipirues për të gjitha gratë në mbarë botën.

Një grua e cila është mësuar të thyejë tabutë dhe të jet gjithmonë e para, Harris ka qenë Kryeprokurorja e parë me ngjyrë e Kalifornisë dhe gruaja e parë me prejardhje nga Azia e Jugut e zgjedhur në Senatin Amerikan.

Duke fituar zëvëndëspresidencën, ajo do të jetë shumë afër drejtimit të SHBA, që mund t’i shërbejë si një trampolinë për t'u zgjedhur edhe ajo presidente në një të arrdhme jo të largët.

Me Biden, 77-vjeçar që pritet të shërbejë për vetëm një mandat, Harris duket e favorizuar për të qënë kanddatja e rradhës në zgjedhjet e 2024.

Por kush është Kamala Harris? Gruaja për të cilën e gjithë globi sot diskuton?

Harris, 56 vjeçe, ka lindur nga emigrantë në SHBA, babai i saj nga Xhamajka, mamaja nga India më 20 tetor, 1964 në Oakland, Kaliforni.

Diploma e saj nga Universiteti historik Black Hoëard në Uashington ishte vetëm zanafilla e një ngritje të ngadaltë që e çoi atë nga prokurore në dy mandate prokurore distrikti në San Francisko dhe më pas kryeprokurore të Kalifornisë në vitin 2010.

 Më 2016  ajo u bë pjesë e Senatit ,  duke u bërë e dyta grua me ngjyrë senatore.

Harris me vendosmërinë e saj, buzëqeshjen dhe insistimin e saj ka inspiruar dhe vazhdon të inspirojë të gjithë brezat në vijim.

Ora 21:42
Fotoja e parë si çift presidencial, çfarë shkruan bashkëshortja e Joe Biden

"Ai do jetë një president për të gjitha familjet tona"! Ky është mesazhi i Jill Biden, bashkëshortes së Joe Biden pas fitores së këtij të fundit, teksa ka publikuan një foto krah tij.

Postimi i bashkëshortes së Joe Biden, Jill Biden
Ora 21:31
Nga senatori më i ri në historinë e SHBA në presidentin më të vjetër...Profili i Joe Biden, politikani që nuk hoqi kurrë dorë

Është presidenti i 46 në historinë e SHBA dhe më i vjetri në historinë e saj. Joe Biden, sot u riktheu shpresën amerikanëve për ndryshim.

Ai është shembulli i vërtët i shprehjes se nuk duhet dorëzuar kurrë, pasi dy herë më parë më 1987 dhe 2008, ai dështoi në zgjedhjen e tij si I nominuari I partisë demokratike.

77-vjeçari i lindur me 20 nëntor të vitit 1942 në Pensilvani. Ai është diplomuar për Shkenca juridike në Universitetin e New Yorkut. Pas përfundimit të studimeve ai kthehet në Delaëare, aty ku punoi si avokat për disa kohë para se të futej në politikë. Në 1972 ai zgjidhet senator në SHBA, duke u bërë në atë kohë senatori më I ri në historinë e SHBA.

Jeta e Bidenit në atë kohë do të goditej nga tragjeditë mëdha, ku do të humbiste gruan dhe të bijën në një aksident. Ai bëri betimin për Senat nga dhoma e spitalit ku po qëndronte me djemtë, Beau dhe Hunter, që i mbijetuan aksidentit.

Në 1977 Joe Biden martohet sërish me Jill Jacobs, një mësuese anglishtje në atë kohë.

Në 1988 ai paraqiti kandidaturën si president I SHBA për herë të parë, të cilën e tërhoqi mbrapsht pasi pranoi se kishte kopjuar një fjalim.

Gjatë kohës që ai shërbeu si senator Biden ka shfaqur interes të madh për politikën e jashtme, veccanërisht për situatën Irak dhe ka kërkuar me insistim ndërhyrjen në Kosovë gjatë luftës.

Biden i kishte kandiduar më 2008 për të marrë nominimin për president,por më pas u tërhoq dhe iu bashkua Obamës.

Tetë vjetët e tij në administratën e Obamas ia mundësuan politikës së Bidenit të konsiderohet si trashëgimi e udhëheqjes së Obamas.

Lidhja e tij me Obaman – të cilin e quan “vëlla” – mund të ketë kontribuar po ashtu që të marrë vota në mesin e votuesve afro-amerikan.

Dy mandatet e Bidenit në përkrahjen e presidentit të parë me ngjyrë erdhën pas një karriere të gjatë politike. Tani ai ka fituar zgjedhjet me Kamala Harrisin që do të jetë gruaja e parë zëvendëspresidente në historitë SHBA-së.

Më 2015, jeta e Biden do të goditej nga një tragjedi tjetër, I biri I tij Beau vdiq nga kanceri në tru në moshën 46-vjeçare dhe rikandidimi i tij ka arrdhur si premtim ndaj birit të ndjerë.

Bideni më 20 janar zyrtarisht pritet të marrë postin e presidentit pasi ka marrë deri tash 290 vota elektorale, 20 më shumë se pragu i mjaftueshëm për të fituar zgjedhjet.

Ora 20:40
'Ia dolëm, ti do të jesh Presidenti i ardhshëm i SHBA'/ Telefonata kur zv.presidentja e ardhshme e SHBA-së uron joe Biden

"Ia dolëm, ti do të jesh Presidenti i ardhshëm i SHBA"! Kështu e njofton Zv/presidentja e ardhshme e SHBA, Kamala Harris Joe Biden. këtë telefonatë ajo e ka shpërndarë në Twitter.

Ora 20:17
(Video) Lot gëzimi në sytë e amerikanëve pas fitores së Biden

Lot gëzimi dhe festime të mëdha në shumicën e shteteve amerikanë, kanë pasuar zgjedhjen e presidenti amerikan Joe Biden.

Në shumë qytete të SHBA, qytetarët kanë dalë në rrugë për të festuar me banderola, flamuj amerikanë , zgjedhjen e kandidatit demokrat Joe Biden.

Ora 19:08
COVID-i nuk i ndal! Si u prit fitorja e Joe Biden nëpërmjet fotove amerikanët 'pushtojnë' rrugët

Këto imazhe tregojnë se si është pritur fitorja e Joe Biden në SHBA. "Gjëra të mrekullueshme ndodhën në Philadelphia", "Trump mbaroi", shkruhen në disa pankarta. COVID-i nuk i ka ndalur ata që të dalin në rrugë e të fitojnë.

Ora 19:00
Avokati i Trump reagon pas humbjes: Beteja ligjore nis të hënën

Ekipi ligjor i Donald Trump kanë bërë me dije se beteja ligjore do të nis të hënë.

Rudy Giuliani, avokati i Trump dhe një nga aleatët e tij më të ngushtë është shprehur se banorë të vdekur në Philadelphia (përfshirë babanë e aktorit Ëill Smith) kanë votuar këtë vit. "Nuk humbet një epërsi e tillë pa korrupsion", tha ai, nisur nga fakti që Trump kryesoi bindshëm në fillim pa u numëruar votat me postë.

Ai shtoi se vëzhguesit e tyre, që ishin rreth 50-60, ishin privuar nga e drejta për të inspektuar numërimin e fletëvëvotimeve me postë.

Ora 18:46
Ku ishte Donald Trump kur doli rezultati i zgjedhjeve në SHBA? Vështirë për t'u besuar

Ku ishte Donald Trump kur doli rezultati i zgjedhjeve? Vështirë për ta besuar, por sipas BB, ai ka qenë në fushën e tij të golfit në Sterling, Virginia, pasi ishte larguar nga Shtëpia e Bardhë më herët sot. Prej andej, ka lëshuar edhe deklaratën e tij ku akuzoi për vjedhje votash.

Ora 18:16
Kush është zonja e parë e Shtëpisë së Bardhë që do të zëvendësojë Melania Trump...Nga 5 propozimet për martesë te profesioni si mësuese

U deshën pesë propozime për martesë që Jill Biden një ish-mësuese e gjuhës angleze nga New Jersey të pranonte kërkesën e Joe. Ajo është gruaja e dytë, pasi gruaja e parë së bashku me vajzën vdiqën në një aksident tragjik me makinë në 1972. Jill Biden 69-vjeç ka punuar disa dekada si mësuese, ajo ka dy diploma master dhe një doktoraturë nga Universiteti i Delaware në 2007.

Para se të transferohej në Uashington, DC, ajo ka dhënë mësim në një kolegj të komunitetit, në një shkollë të mesme publike dhe në një spital psikiatrik për adoleshentë. Fjalimin e saj në kongresin e Partisë Demokratike këtë vit e dha nga klasa e Shkollës së Mesme Brandywine të Delaware, ku ka dhënë mësim anglisht nga 1991 në 1993.

Teksa burri i saj shërbente si nënkryetar, Biden ishte profesoreshë e anglishtes në Kolegjin e Komunitetit të Veriut Virxhinia. "Mësimdhënia nuk është ajo që bëj unë. Është kush jam unë," shkroi ajo në Twitter në gusht. Ajo vjen në vend të Melania Trump.

Ora 18:02
Mori shtëpinë e Bardhë, Biden u drejtohet amerikanëve: I nderuar! Do jem president i të gjithëve, edhe atyre që s'më votuan

Joe Biden ka bërë reagimin e tij të parë, pasi i zgjodh president i SHBA-së.

"Jam i nderuar që më ke zgjedhur mua për të udhëhequr vendin, shtetin ton të mrekullueshëm Puna përpara nesh do të jetë e vështirë, por unë ju premtoj këtë: Unë do të jem një President për të gjithë Amerikanët - pavarësisht nëse ju keni votuar për mua apo jo. Do ta ruaj besimin që më keni dhënë", shkruan Biden.

Ora 17:55
Kush është zv. presidentja e SHBA-së që do futet në historinë e Amerikës

Fitorja e Joe Biden do të sjellë në Shtëpinë e Bardhë dhe zëvendës presidenten e parë femër mbi të gjitha me ngjyrë dhe nga Azia e Hugut. Ajo do të jetë Kamala Harris.

Ora 17:38
Si e mori vesh Biden që fitoi zgjedhjet në SHBA

CNN shkruan se Joe Biden ka qenë në shtëpinë e tij në Delaware ku pa lajmin se pa projeksionet se kishte arritur fitoren ne  Pensilvani, qytetin e tij të lindjes, shteti që is olli edhe fitoren duk e shndërruar atë në presidentin e 46-të i Shteteve të Bashkuara. Mësohet se ai do t'i drejtohet qytetarëve amerikan me anë të një mesazhi, kësaj herë si kreu i shtëpisë së Bardhë.

Ora 17:29
Fiton zgjedhjet në SHBA Joe Biden

Fiton zgjedhjet në SHBA Joe Biden.

Ora 16:56
Trump njofton konferencë të rëndësishme për shtyp! Biden i duhet fitorja në Pensilvania të marrë shtëpinë e Bardhë

Presidenti aktual i SHBA-së, Donald Trump ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për të rëndësishme për shtyp në Filadelfia. Ai ka njoftuar se konferencën do e mbajnë avokatët, nga ku mendohet se bëhet fjalë për betejën ligjore që ka nisur për rezultatet e votimit në disa shtete. Ndërkohë në SHBA, më konkrtisht në Pensilvania vijon procesi i numërimit. Fitorja në këtë shtet është gjithçka që i duhet Joe Biden për të fituar Shtëpinë e Bardhë. Demokrati aktualisht udhëheq me 28,833 vota.

Trump njoftoi konferencën për shtyp pasi shkroi një seri tweets duke bërë akuza të pabazuara për paligjshmëri në procesin e votimit Të katër postimet elektronike u etiketuan si të diskutueshme dhe potencialisht mashtruese nga Twitter, për pasojë u fshehën. Trump dhe ekipi i tij kanë filluar sfida ligjore në disa shtete të fushës së betejës, disa prej të cilave tashmë janë hedhur poshtë.

Ora 15:49
Sa vota mori Kanye West...surpriza e zgjedhjeve në SHBA

Surpriza e këtyre zgjedhjeve ishte kandidimi i reperit Kanye West? Por si i shkoi kjo kandidaturë? Referuar mediave ndërkombëtare, West është shumë larg pushtetit. Ai ka arritur të marrë 60,000 vota nga 160 milion vota të hedhura. West u shfaq vetëm në fletët e votimit në 12 shtete.

Ora 11:32
Tensionohet situata në SHBA, mijëra mbështetës të Trump me armë para qëndrave të numërimit

1604746558_AP20310180538838.jpg

 

Janë konsideruar si zgjedhjet më të rrezikshme dhe më të trazuara në historinë e SHBA, duke dhënë një spektakël aspak të dëshirueshëm  tre ditët e fundit. Çdo mbrëmje jashtë zyrave të numërimit të votave po mblidhen protestues të armatosur, duke dhënën një imazh aspak demokratik.  Disa mbajnë armë gjahu. Disa kanë pistoleta, madje edhe pushkë gjysmë automatike të stilit ushtarak.
Protestuesit me armë janë një pakicë e vogël e demonstruesve dhe deri tani nuk ka pasur raportime për ndonjë të lënduar dhe ligjet në Arizona dhe Michigan ku armët janë parë jashtë qendrave të vlerësimit të votave  lejojnë njerëzit të mbajnë armë zjarri në publik. Por në një vend i cili ka parë jo rrallëherë viktima për shkak të armëve, mbajtja e tyre në ambiente të tilla ka ngjallur shqetësim të madh.
Protestuesit e armatosur janë paraqitur në qendrat e numërimit të votave në përgjigje të akuzave të pabazuara nga Presidenti Donald Trump se demokratët po përpiqen të vjedhin zgjedhjet edhe pse asnjë parregullsi serioze nuk është raportuar.
Ndërkohë që numëruesit e votave kanë pasur raste kur janë frikësuar shumë për shkak të situatës jashtë ambienteve të qendrave të votimit.
Afërsisht 100 mbështetës të Trump u mblodhën për të tretën ditë radhazi përpara qendrës së votimit në Phoenix, ku qindra punëtorë po numëronin fletët e votimit.

"Arrestoni punonjësit e sondazhit!" këndonte turma, duke kërkuar katër vjet më shumë në detyrë për Trump.

Ndërkohë që shumë forca policie janë përqendruar në qendrat e numërimit për të mbrojtur sigurinë e votave dhe personave përgjegjës.

Ora 08:56
Bernie Sanders: Teksa festojmë fitoren e mundshme të Biden, 'lufta' sapo ka filluar

Senatori amerikan Bernie Sanders përshëndeti garën presidenciale në ShBA teksa tha se fitorja është e dukshme për Joe Biden.

Në videonmesazhin e postuar në Twitter, Sanders tha se zgjedhjet nuk kanë të bëjnë me garën mes Trump dhe Biden por kishin të bënin me faktin nëse “ne i japim fund gënjeshtrës patologjike në Shtëpinë e Bardhë” ose “ruajmë demokracinë dhe shtetin e së drejtës në vendin tonë.

“Sonte, ndërsa festojmë fitoren e dukshme të Joe Biden në zgjedhje, ne e kuptojmë se lufta jonë nuk ka mbaruar por sapo ka filluar,” tha ai.

Deri më tani Biden kryeson me 264 vota elektorale ndërsa Trump me 214.

Ora 08:24
Shefi i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows rezulton pozitiv me COVID! Ka qenë në kontakt me familjarët e Trump

Shefi i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows ka rezultuar pozitiv për koronavirus.

Meadows udhëtoi me Presidentin të dielën dhe të hënën,pra ka qenë në kontakt të ngushtë me anëtarët e familjes së Presidentit. 

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë tani janë të alarmuar duke qenë se Meadows ka qenë pranë pjesëtarëve të tjerë të stafit.

Ora 08:07
Joe Biden thellon epërsinë ndaj Trump në Pensilvani me 29 mijë vota para

Joe Biden ka thelluar akoma më shumë epërsinë e tij ndaj Donald Trump në Pensilvani, ku vetëm 2 ditë më parë kryesonte republikani.

Aktualisht Joe Biden ka shkuar mbi 29 mijë vota elektorale më shumë se Trump teksa shprehet i bindur për rrugën drejt fitores.

Donald Trump ndërkohë vijon akuzat për manipulimin e votave teksa ja ka lënë në dorë drejtësisë amerikane.

E.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • life: 08/11/2020 13:41

    shqiptaret ngelen duke bere analize te gjithe botes,javen tjeter ka zgjedhje ne madagaskar oburra komenntoni.si nuk keni turp qe beni pazaret e te tjereve dhe nuk mendoni per familjet tuaja.

    Përgjigju
  • Ben: 08/11/2020 01:30

    Welcome back America !

    Përgjigju
  • vjosa: 08/11/2020 00:17

    Po nuk futi sigurimin shendetesor DHE DENTAR per te gjithe amerikanet ne baze te nje pagese modeste nga rroga,,EDHE KY SI TE TJERET DO MBAHET MEND,,,,ky eshte problemi kryesor ne SHBA,,,PAGUAJNE NJEREZIT ATJE 1000 $ PER TE MBUSHUR NJE DHEMB,,,LERE PO NUK PATE SIGURACION SHENDETSOR ,,KUSHEDI SA TE SHKON NJE OPERACION DERI NE 20-30.000 $????

    Përgjigju
    • Diamant: 08/11/2020 09:40

      E vertete !.

  • Booo: 08/11/2020 00:16

    Ristani nicja gjushi tahiri gjiknuri keta duhet te kishte trump

    Përgjigju
  • ymeri: 08/11/2020 00:11

    URIME BIDENIT,,,,MBAROI ME NE FUND EKSPERIMENTI TRUMP ,,QE I KUSHTOI AMERIKES 250 MIJE TE VDEKUR.... ///

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 07/11/2020 20:42

    Lajm shume i mire per Kosoven, por edhe per Shqiptaret ne pergjithesi. Me ne fund kam filluar te besoj se ka Zot dhe heret e von njerezit e kire e te ndershem fitojne ndaj te ligeve e te poshterve si Trumpi.

    Përgjigju
  • Vicidoli: 07/11/2020 20:11

    Bajden pa ardh Ristani te rinumuroj votat nuk ke me gezu fitoren

    Përgjigju
  • AltinTop: 07/11/2020 18:58

    Me ne fund partive extremiste u erdhi dita te zhduken nga skena politike.

    Përgjigju
  • Alb: 07/11/2020 18:27

    Ta gezojn sherbyesin e qeveris kineze dhe 4 vjet te tjera ne sherbim te kines.

    Përgjigju
    • Alb: 07/11/2020 23:07

      O nas amerika ne menyr indirekte ka koh qe eshte ne varesi te kines mjafton te shikosh ca komponent ekonomik dhe gjeopolitik, po trumpi ishte i vetmi qe se pa si shpetim borxhin e kinezeve dhe ja si perfundoi gjith bota.

    • Trnakop Kacija: 07/11/2020 20:40

      Ma mire i kinezve se i Ruseve te felliqut.

    • Nasi: 07/11/2020 18:46

      O alb, kaq poshte ke ren sa degjon bleonen. Amerika sherbetor kines, nese kjo ndodh bota ka mbaruar.

  • durresi: 07/11/2020 18:17

    urime miku shqiperis se madhe na e bej endrren realitet

    Përgjigju
  • SHQIPTARI: 07/11/2020 18:10

    THANK YOU AMERICA . BIDEN FITOI

    Përgjigju
  • ina: 07/11/2020 18:05

    URIME BIDENIT PER FITOREN,,...

    Përgjigju
  • LORA: 07/11/2020 18:01

    I gjithe rruzulli ne gezim, per Presidentin demokrat te SHBA-ve Jeo Biden, dhe sikterisjen e kokdyllit demon.

    Përgjigju
  • ela: 07/11/2020 14:19

    e po te kesh ''mike'' Bleona qeretin duket qe eshte pa bosht,vaj me det o zot. nga nje mi zonjes i duket vetja kal,o zot neqofte se ka

    Përgjigju
  • Taras Bulba: 07/11/2020 14:02

    Ku jemi ne ? ne Shqiperi ku Berisha me Ristanin benin si te donin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase