Nga Shkodra Albin Kurti jep mesazhi bashkimi: Populli është përpara politikës

SHKODËR- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka qenë i pranishëm në Shkodër nga ku ka ndjekur ndeshjen e basketbollit për meshkuj mes Vllaznisë dhe Prishtinës. Kurti ka dhënë mesazhi bashkimi, ku mësohet të ketë thënë se populli është përpara politikës, prandaj sipas tij një gjë të tillë duhet t’ia lëmë në dorë vullnetit të tyre.

“Populli është para politikes kështu që ne politikanët le të ndjekim vullnetin e popullit”, tha Kurti.

Në Shkodër ishte e pranishme edhe kryebashkiakja Voltana Ademi dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe kryetarja e grupit Parlamentar të Lëvizjes së Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

Për Kurtin kjo ndeshje është më shumë se lojë.

“Është kënaqësi që jam në Shkodër. Kjo që po shohim mes Vllaznisë dhe Prishtinës është më pak se ndeshje më shumë se lojë”, tha Kurti.

Kryeministri ka refuzuar të flasë për zgjedhjet lokale në Kosovë duke argumentuar se është heshtje zgjedhore.

“Sot është heshtje zgjedhore, nesër flasin qytetarët”, u shpreh ai.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XHELADIN: 16/10/2021 23:12

    ME PARE DUHET NJOHUR KOSOVA NGA SERBIA PASTAJ TE FLITET PER BASHKIMIN KOMBETARE . KJO DEKLARATE E KURTIT I JEP SHKAK SERBISE TE MOS E NJOHE KOSOVEN SHTET.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Donald Trump në gjyqin e parë penal ndaj një ish Presidenti

Donald Trump në gjyqin e parë penal ndaj një ish Presidenti